Propozimi/ Grupi i Berishës kërkon shumicën në komisionet hetimore dhe uljen e numrit të deputetëve nga 35 në 15 që kanë të drejtë të propozojnë hetim parlamentar

Propozimi/ Grupi i Berishës kërkon shumicën në komisionet hetimore dhe uljen e numrit të deputetëve  nga 35 në 15 që kanë të drejtë të propozojnë hetim parlamentar

Deputeti Edmond Spaho, i rreshtuar me lëvizjen e Sali Berishës, kërkon që opozita të ketë shumicën në komisionet hetimore që propozon, me qëllim për të evituar bllokimin dhe përplasjet me shumicën gjatë hetimit, pyetjes së dëshmitarëve, bojkotit, miratimit të raportit etj. Spaho ka depozituar në Kuvend një projektligj, për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore, duke propozuar që “shumica ne komision do të jetë nga deputetët e atij grupimi politik të cilit janë nismëtarë të krijimit të komisionit”.

Pika 2 e nenit 9 i ligjit në fuqi për komisionet hetimore parashikon që shumica në komisionin hetimor i takon mazhorancës, pavarësisht se cili grupim politik kërkon ngritjen e komisionit hetimor.

Amendamenti i deputetit Edmond Spaho parashikon uljen e numrit të deputetëve që kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor nga 35 deputetë që është aktualisht në 15 deputetë.  Me sa duket, me këtë propozim, Berisha synon që të ketë mundësinë të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore vetëm me deputetë që i janë bashkuar atij dhe ligjvënësit e LSI-së, pa ndihmën e deputetëve të PD-së që mbështesin Lulzim Bashën.

Në relacionin e tij shpjegues, Spaho thekson se komisionet hetimore nuk kanë qenë efikas, sipas tij, për shkak të mekanizmave bllokuese të shumicës. Spaho i referohet edhe komisionit të fundit hetimor për inceneratorët, ku opozita dhe maxhoranca patën mosmarrëveshje për pyetjen e dëshmitarëve, kalimin në retorikë politike dhe përdorimin e komisionit hetimor për interesa politike. “Komisionet hetimore te ngritura nga Kuvendi nuk kane pasur efikasitet midis te tjerave se në shumë raste iniciatorët e krijimit të komisionit hetimor janë përballur me mekanizmin e shumicës të cilin ligji ja jep palës tjetër”, thuhet në relacion.

(Kliko këtu për amendamentin e Spahos për komisionet hetimore)

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja