Rama rendit arsyet pse propozoi Ridvan Boden për në BSH: I çova një SMS, PD e shpalli tradhtar (VIDEO)

Nga rubrika "Përgjigjja ime" në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë si e bindi ish-ministrin e Financave të PD, Ridvan Bode që të pranonte propozimin për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Reagimi i kreut të qeverisë ka ardhur pas një komenti të një ndjekësi në rrjetin social, i cili i drejtohet Ramës se me emrin e Ridvan Bodes po bën diverson ndaj demokratëve.  

Një person me emër profili Ismet London i shkruan Ramës: "O pall shif ato qi s'kanë buk me honger si i ke lon ke rruga me polica dhe do me ju prish shpiat dhe mos bo diverzion me Ridvan trathtarin se nuk i ha populli manovrat tuja!; ke për të ik zvarr o legen".

Komenti i ndjekësit në profilin e Ramës në Facebook

Ndërsa Rama rendit arsyet e propozimit të Bodes dhe thekson se komunikimi i tij i vetëm me ish-ministrin e PD ka qenë përmes një mesazhi telefonik, të cilit Bode, siç shprehet Rama, i është përgjigjur pozitivisht. Rama shton se i besoi ekspertizës së Bodes për t'i shërbyer Bankës së Shqipërisë dhe jo partisë. Kryeministri sjell në vëmendje ndërkohë se pas daljes së emrave zyrtarë për anëtarë të Këshillit Mbiikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, PD e shpalli tradhtar ish-ministrin e saj të Financave. 

"O Ismet, more Ismet, Ridvan Boden e kam takuar vetëm njëherë në jetë, pa asnjë lidhje me politikën, kur ishte deputet i thjeshtë. Shumë kohë më pas kur në kabinet po përgatismin propozimet e qeverisë për tre anëtarët, i kam çuar një SMS interesimi për kandidaturën e tij. Ish-ministri i financave për shumë vite i është përgjigjur pozitivisht. Kur dje emrat dolën rezultatet zyrtare, Bode u shpall tradhtar nga partia e tij. Kadrizmi politik i SHQUP është shtrirë me shpejtësi edhe në këtë  faqe ku ti Ismet më ke përcjellë mua përveç ngjyrave 'flamurnokiste' të fjalorit ''shquparak' të njohura e tërë neverinë e kadri-partisë tënde për tradhtarin.

S'do kisha humbur asnjë sekondë me ty Ismet, sepse ti s'je as Sali dhe as Kadri, por je një profil false. Me ty s'kam asgjë. Vazhdo merri ajër kësaj toke. S'do kisha humbur asnjë sekondë as për t'i dalë në mbrojtje ish-ministrit të PD, aq më tepër që Ridvan Boden nuk e kam propozuar përsa shumë ka luftuar politikisht kundër qeverisë tonë dhe meje personalisht në parlament. S'e kam propozuar as për ta larguar si udhëheqës politik të fushatave të PD sidomos në Qarkun e Korçës ku e hoqi PD dhe ne na u bënë më të lehta si fushatat ashtu edhe fitoret. Arsyeja e propozimit tim, dhe a e ka tradhtuar ai partinë, apo partia atë, janë dy gjëra krejt të ndryshme, këtë debat bëjeni në klubin e SHQUP-it Ismet djali aty ku bisedoni me Babalen, Dëshmitarin X e kadrinjtë e tjerë, Fahri kadrinjtë e deri te Lul kadriu. Ndërsa BSH nuk është as e partive dhe as e kadrinjve dhe nuk ka flamur tjetër përveç flamurit të interesave kombëtare. 

Historikisht kja qenë kështu, si për një çudi të madhe që e ka bërë BSH të vetmin institucion në këtë vend ku mortja rrot-kadriste e politikës qorre partiake, s'ka bërë dot asnjë shkatërrim ndër vite. Të jesh i propozuar për të kontribuar në bordin e BSH, s'duhet të jesh tradhtar, as shërbëtor partie por duhet thjesht të jesh një profesionist. P.sh Arben Malaj dhe Ridvan Bode janë dy ish-ministra, njëri socialist, tjetri demokrat, sot jashtë rolit partiak, të dy nuk janë dakord për asgjë nëse debatohet për taksat, borxhin, por kur vjen puna te proceset vendimmarrëse të BSH, janë dy figura shumë të vlefshme në shërbim të politikës monetare të vendit tonë. E thënë ndryshe për ty Ismet, shërbëtorë të zellshëm të partisë tënde si Flamur Kadriu apo Kadri Noka, partia mund t'i propozojë në bnordin e institutit për kërkime peshqish Oqeanin Indian, apo në këshillin mbikëqyrës të shpërthimit të lëndëve plasëse në jetën parlamentare të planetit, por ne s'kemi ku t'i propozojmë tjetër veçse në kurset kundër analfabetizmit funksional të atyre që dalin nga klasat kolektive. Frymorët besnikë të atij lloji janë aq të padobishëm saqë nuk bëhen dot tradhtarë të partisë edhe sikur të çohet dikush e t'iu kërkojë një kontribut për hir të Shqipërisë.

S'kemi qenë dhe s'do jemi kurrë njësoj, sepse ne, PS, e kemi vënë gjithmonë interesin e vendit dhe të shtetit të parin. Edhe këtë herë, duke propozuar Ridvan Boden për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, zgjedhim t'i shërbejmë bankës dhe jo partisë". 

REPORT TV zbardhi një ditë më parë gjashtë emrat e propozuar nga qeveria dhe parlamenti për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emrat që qeveria i ka dërguar parlamentit për votim janë; Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi. Ndërkohë që tre emrat e propozuar nga parlamenti janë; deputeti i PD, Florion Mima, dekani i Juridikut Artan Hoxha dhe ish-deputeti e ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enea: 26/11/2018 12:52

    Boll bete parimorin,tepsia nuk eshte per te bere qoka si kjo e Ridvan Bodes,keni intelektual qe ju kane mbeshtetur,nuk i dalin ketij maskarai sa ka vjedhur ne Qeverine e Berishes???????

    Përgjigju
  • Donela: 26/11/2018 12:31

    Z.Kryeminister, Ridvan Bode duhej te ish ne banken e te akuzuarve per te gjithe vjelljet dhe shkaterimet e qeverise Berisha,eshte bashkefajtor e jo ta gradoni,keni plot njerez pa parti intelektual she specialist teper te afte e te zot,njerez te ndershem,e jo pacavure si Bode,e turpshme.

    Përgjigju
  • Fraiky: 26/11/2018 10:41

    Mos beni kedhtu se eshte presion qe ben Lul Kunatit. Bode nuk ka asnje shanc te zgjidhet nga parlamenti. Nese ndodh atehere PS iku per lesh. Sa per ate katundarin qe i thote Rames do te terheqim zvarre, thuaji se nuk eshte '92 dhe Sales i kane rene breket. Thojini te bej upgrade hahaha

    Përgjigju
  • erma: 26/11/2018 10:27

    per te share, nuk ja vlen me se ka bere lulja bukur shume, por per tet mallkuar po!!! o i pa fe i pa bese, qe e shkaterrove ps duke e bere fole te te inkriminuarve te Pd. 1. vishon e pergjimeve e rregullove 2. llapaqenen e ndragetes dikur, e sajove edhe ate si mos me mire ne evrope 3.k / hajdutin e CEZ QE SHKATERROJE BUXHETIN E SHTETIT PER 8 VJET don ta vesh ne drejtim te bankes tani...mallkuar qofshi ti dhe i gjithe soji yt o bastar!!!

    Përgjigju
  • imajti per tej te djathtes!: 26/11/2018 10:21

    Dakort zt Rama qe banka e shqiperise nuk eshte parti politike.Ajo esht nje instutucjon i rendesishem te shtetit dhe taksapaguesve shqiptare.Aty ndodhen finacat politike dhe kursimet e qytetareve shqiptar,pra ne keshillin mbi kqyres duhet te jen perfaqesues me integritet te pastert.Ju Qeverin berisha e akuzuat per gropen me te madhe te zeze,ne krye te kesaj grope ndodhet ish Ministri i financeve zt.Bodo per te cilen mesadi une dhe shum shqiptar dasjen ja keni cuar ne Prokurori.Ne rase ju mohonim ketevdeklarim puplik,duhet te jepni pergjigje puplikut dhe cdo votuesi shqiptar qe gropa e zez qenka nje fantazem shpikja juj.Opozita paska te drejte

    Përgjigju
  • Lexues: 26/11/2018 08:53

    Sado "armiq" qe te jene politikanet tane biznsesin dhe perfitinet do ti ndajne me njeri tjetrin jo popullin..duhet patjeterte jete ne ate post..nuk ndonje te ri??? Pse te mos kemi dhe ne nje pjese te kesaj molle si i thone??

    Përgjigju
  • arku: 25/11/2018 22:42

    Asnje justifikim nuk ka per te vene Ridvan hajdutin mbikqyres te Banke se Shqiperise, kesaj i thone ti varesh melcite ujkut ne qafe.Ai duhet te ishte ne burg per vjedhjet e medha qe ka bere ne 8 vjet qeverisje me PD.

    Përgjigju
  • Jorgo: 25/11/2018 22:07

    Ore Veshgjatè Kryeminiter , por ne prandaj të Votuam ty bukèshkalè burrè! Ti je njè LEPUR dhe FRRIKACAK i Pështirë! BANKËS Shqipërisë i duhen njerëz me INTEGRITET dhe të Papërlyer në VJEDHJE !!!!!??? Kurse ti do tè na japësh edhe mend neve që të VOTUAM! Je ZAGAR dhe FUNDËRRINË ! Ke bërë pakt me HAJDUTËT për të VJEDHUR dhe PLAÇKITUR SHQIPËRINË ! Juve jeni të gjithë ZULLUMQARË , Të PABESË dhe PETRIT VASILA që do ju HAJI Kokën BABËZIA .

    Përgjigju
  • Arbeni: 25/11/2018 21:33

    Rama me Boden ne BSH perçan PD-ne (ose te pakten ate po mundohet te beje). Loje e thjeshte per t'u kuptuar.

    Përgjigju
    • Tani: 26/11/2018 08:30

      Po pse kështu pëçahet PD, duke i hapur derën e thesarit dhe të futen në të?! Kur e fton tjetrin te porta e thesarit thjesht e fton te fuse duart dhe te mbyllë gojën...

  • Edi Rama Ballisti me Shkabonjë: 25/11/2018 20:36

    O KËRRMË Kryeministër , po Kaq e Vështirë është që të Vendosësh një Figurë të Pastër dhe të Parlyer në KORRUPSION dhe VJEDHJE ???!!! Dashke të na bësh edhe "Budallenjë" ne Shqiptarëve , që ky BODE HAJDUTI qenka i mirë ???!!! O Kryeministër DISTROFIK dhe ZVARRANIK e mbushe me HAJDUTË të PDsë dhe Plehra që duhet të jenë në BURG , dhe ti po Përpiqesh ti Riciklosh !

    Përgjigju
  • Fahri Spiuni: 25/11/2018 19:56

    Zoti Rsma sipas logjikes tate edhe Arben Ristani,e te tjere qe e vollen dhe e shkaterruan ket vend ti marresh dhe ti japish pushtet,nje kohe para ardhesi yt Sali krimi nuk do kishte shans ndonje socialist ti jepte pushtet,shih policet e kriminelit Berisha qe sot nen pushtetin tat dejne ligjin neper policit e vendit,nje kohe ai maskarai i largoj gjith nga puna.

    Përgjigju
  • Xhixh Merimonga: 25/11/2018 19:43

    I madh je Edo, mbajua ne kok se ashtu e duan

    Përgjigju
    • Albi: 25/11/2018 19:57

      Ke harruar Fullanin qe mori pafajesi .

  • Gjoni.Shkoder.: 25/11/2018 19:32

    Po me kujton Tosin e 2004 o Ramush. Me duket se po pergatit daljen o kodosh. Ti je bere zhgenjimi me i madh i shqiptarve. E gezofsh teseren e klubit te KADRINJEVE.

    Përgjigju
  • Turi: 25/11/2018 19:24

    Edo, diversjoni yt politik është me vënd. Ai zduhet kurr ta pranoj këtë post, por ka interes për të mbuluar vjedhjet dhe korrupsjonin që ti e di shum mir.

    Përgjigju
  • Liljana: 25/11/2018 18:35

    Tani i ka dale boja komplet. Po vepron sikur do ta dorezoje pushtetin brenda dy javeve. Nuk e beson me askush...

    Përgjigju
  • laberia: 25/11/2018 18:30

    TE PS-ja Rilindasit duhet te jene nga 25 vjec perndryshe sje pjese e administrate.Kurse nga PD-JA zgjedh me hajdutet per ti vene kadinj.Po behesh shume i pafytyre dhe sheme i pabesushem.

    Përgjigju
    • ALI COKA: 25/11/2018 21:45

      Mos u cudit me shperdorimin e votave te shqipetarise o ze i Laberise

  • vera: 25/11/2018 18:25

    Zoti Kryeminister Shqiperia ka mjaft njerez profesioniste dhe te ndershem, mjerimi i shqiptareve qe ju dhe klika e juaj si dhe te gjitha qeverive pas viti 1990 ka dhe firmen e Zotit Bode. Zoti kryeminister si nuk keni turp qe edhe e justifikoni veprimin tuaj, zoti kryeminister mjerimi i ketij populli eshte ne kulm dhe ju gjithmone e me shume po e shfaqni sadizmin tuaj ndaj ketij populli. Zoti vent dore mbi kete popull dhe mbi ju. Amin.

    Përgjigju
  • Leo: 25/11/2018 18:22

    Edo ja ke fut kot me kete veprim. Ridvan Bode eshte super hajdut dhe shkaterrues i ekonomise gjate 8 viteve te meparshme dhe menaxhues i vjedhjeve te Saliut e ti na thua e perzune nga PD. Edhe ca? Ke bere gabim

    Përgjigju
  • Romeo: 25/11/2018 18:11

    Keta jane qeveritare edhe ata opozitare, te nje vendi te varfer e te zhytur ne borxhe te jashtme, ku vete keta hajna delenxhinj ngelen ne maj te avionit, kane vila, investime edhe ofiqe te pafundme, ne vendin me te bekuar per burime te brendshme apo bukuri natyrore ne Europe. Ndersa njeriu i thjeshte eshte ne deshperim te madh me varferi, vuajtje, padrejtesi mbi kurrizin e vet apo semunde te renda te shkaktuara nga stresi i perditshem i ketyre palaçove te Cirkut me te shemtuar ne bote

    Përgjigju
  • Romeo: 25/11/2018 18:11

    Keta jane qeveritare edhe ata opozitare, te nje vendi te varfer e te zhytur ne borxhe te jashtme, ku vete keta hajna delenxhinj ngelen ne maj te avionit, kane vila, investime edhe ofiqe te pafundme, ne vendin me te bekuar per burime te brendshme apo bukuri natyrore ne Europe. Ndersa njeriu i thjeshte eshte ne deshperim te madh me varferi, vuajtje, padrejtesi mbi kurrizin e vet apo semunde te renda te shkaktuara nga stresi i perditshem i ketyre palaçove te Cirkut me te shemtuar ne bote

    Përgjigju
  • agim: 25/11/2018 17:49

    Thjeshte eshte pergjigja. Edi Rama eshte i korruptuar dhe i perzier me kazanin e ministrave te PD kot i akuzon kur pune te mire i siguron Bashkpunim ose 1 eshte 2 dhe dydhi eshte 1

    Përgjigju
  • redi: 25/11/2018 17:44

    Zoti Rama sot Banka e Shqiperise ka nevoje te drejtohet nga specualiste te mirefillte , dhe nuk kish mbetur qe te vinte ministri i piramidave dhe arkes bosh , kur e mori zoteria juaj qeverine . Pertej te majtes dhe te djathtes e bere PS corap . Ka akademik dhe profesira te fushes dhe pa parti qe mund te sherbenin me mire se Bode . E ke mire zoti Rama se erdhe ne pushtet me vitat e socualusteve fhe vepron se kur ta kishe shtetin cifligun tend . Kesaj i thone puno qorri dhr ha horri . Bravo se mire e je qe te besuam

    Përgjigju
  • Faik: 25/11/2018 16:51

    PallaVesh dhe MosMirënjohës Kryeministër! Mirë me Ridvan Bode që na qenka Ekspert Financash , po VISHO LIKA AJAZI ishte "Ekspert DIPLLOMACIE" , që i dhe Super Post në BRUKSEL si Ambasador i NATO ?????????????!!!!!!!!!! VDEKSH ti bashkë me HAJDUTËT dhe KRYEKUSARÊT e PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË !

    Përgjigju
  • Turi: 25/11/2018 16:38

    O ca u ben ky njerzve. Bo bo. Mul noken e ka perlen. Pasaj me kazaxhinjt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër