TIRANE - Komisioni i Ekonomisë ia ka kaluar për votim në Parlament kandidaturën e propozuar nga Banka e Shqipërisë, Klodian Shehun si anëtar i Bordit të Autoritetit Mbikëqyrës Financiar të këtij institucioni.
Po ashtu komisoni i parlamentar i Ekonomisë miratoi me unanimitet projektligjin “Për përcaktimin e procedurës për lidhjen e kontratës për menaxhimin e rrugës së arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze “China State Construction Company.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme Komisioni i Ekonomisë ka miratuar pr/ligjin për marrëveshje për mbrojtjen shoqërore me Luksemburgun. Sipas Astrit Hados, përfaqësues i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë janë 4 mijë përfitues, nga të cilët 2700 janë në moshë pune.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com