Propozimi i PD: Ndërkombëtarët
larg duart nga procesi i vettingut

Propozimi i PD: Ndërkombëtarët<br />larg duart nga procesi i vettingut
PD deri më sot e kishte pranuar praninë e ndërkombëtarëve në rolin e vëzhguesit e monitoruesit, por me këtë propozim të ri ky është një kthim prapa i Partisë Demokratike. Në propozimin e PD saktësohet se, ndërkombëtarët mund të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve, por nuk mund të kenë të drejtë që të marrin vendime.

Po ashtu, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni i përbashkët mund t'i dorëzojë Kuvendit një raport për secilin kandidat.

Sakaq, ky propozim përfshin një mënyrë të ngjashme edhe zgjedhjen e gjyqtarëve që do të vendosin për ankimimet e kandidatëve të përjashtuar nga procesi i vettingut. Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni.

Gjithashtu, ONM ka të drejtë të dorëzojë pranë komisionit ad hoc dokumentacion që vërteton kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit dhe që nuk disponohen nga institucionet shqiptare.

Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti. 

Ja hapat e parashikuar nga propozimi i PD për vettingun: 
1. Avokati i Popullit bën shpalljen për aplikim.
2. Avokati i Popullit çon listën e plotë në Kuvend, pa përjashtuar asnjë kandidat.
3. Lista i dërgohet Kuvendit bashkë me dokumentacionin zyrtar. Procesi zhvillohet me monitorim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
4. Kuvendi krijon 2 komisione ad hoc. Njëri me 12 anëtarë, tjetri me 6 anëtarë. Në çdo rast me përbërje të barabartë.
5. Komisioni me 6 anëtarë shqyrton kandidatët dhe verifikon përmbushjen e kritereve. Ky komision merr vendim për përjashtimin e një kandidati (akt administrativ) bazuar vetëm në prova.
6. Pas seleksionimit dalin 3 lista. (a) lista me kandidatët për komisionerë, b) lista me kandidatët për komisionerë publikë c) lista me kandidatët për gjyqtarë);
7. Kandidatët e përjashtuar kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.
8. Komisioni ad hoc me 12 anëtarë zgjedh 12 komisionerët e Komisionit të Kualifikimit. Propozimi parashikon që "zgjedhja bëhet pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për 1 kandidat. Procesi mundëson që zgjedhjet të jenë sekrete duke shmangur kështu etiketimin politik të kandidatëve".
9. I njëjti komision ad hoc nga parlamenti me 12 anëtarë zgjedh edhe 2 Komisionerët Publikë (përsëri pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik). 2 kandidatët që marrin më shumë vota do të quhen fitues. Nqs 2 ose më shumë kandidatë marrin një numër të barabartë votash, fituesi zgjidhet me short midis tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot