Serie A e futbollit në Itali është në raundin e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në 'Friuli', aty ku vendasit e Udineses u mposhtën 2-3 nga Interi. Në 18:00 Juventusi mposhti 0-3 Genoan për të marrë kreun e Serie A, ndërsa në 20:45 Bologna dhe Atalanta barazuan 1-1. Më i miri në fushë për bergamaskët me notën 7.9 ishte Berat Gjimshiti.
Në 'Friuli', Udinese u mposht 2-3 nga Interi kampion në fuqi. Zikaltërit u kthyen te tri pikët duke bërë autokritikë dhe harruar humbjen në derbin me Milanin (1-2) një javë më parë. Vetëm 43 sekonda iu deshën Frattesit për të kaluar miqtë në epërsi, ndërsa Kabasele shënoi në minutën e 35-të. Në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni nga e majta dhe një "ping-pongu" në zonë, Lautaro shënoi golin e dytë për Interin duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.
Me fillimin e pjesës së dytë sërish Lautaro e nisi aty ku e mbylli, duke shënuar golin e tretë për Interin dhe dopietën personale në minutën e 47-të. Lucca shkurtoi për miqtë në minutën e 83, ndërsa nuk pati më kohë për ndryshime në rezultat. Vlen për t'u theksuar se Lautaro shënoi golat e parë sezonal, duke u zhbllokuar.
Në qetësinë e 'Marassit' Juventusi u rikthye te tri pikët duke mundur 0-3 Genoan. Pas tre barazimeve radhazi 0-0, 'Zonja e Vjetër' iu fal dopietës së Vlahovic në pjesën e dytë. Në një stadium pa tifozë për shkak të përleshjeve në derbin e Kupës së Italisë mes Genoas 1-1 Sampdoria (Samp kaloi më tej pas penalltive), bardhezinjve iu shkoi përshtat mungesa e ultrasve dhe largimi i presionit.
Në minutën e 48 Vlahovic nuk gaboi nga pika e bardhë, teksa shtatë minuta më vonë serbi shënoi dopietën me një të majtë diagonale. Në minutën e 90-të Conceicao (goli i parë me bardhezinjtë) "vulosi" për 0-3. Juventusi gjen tri pikët dhe kreun momental të Serie A. Ndërkohë Juventus vijon mos pësojë gola këtë sezon.
Serie A, raundi 6:
15:00 Udinese 2-3 Inter
18:00 Genoa 0-3 Juventus
20:45 Bologna 1-1 Atalanta
Renditja: