Pritej një ndeshje vitrine dhe në 'Allianz Arena' dueli mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen nuk zhgënjeu. Ndeshja u mbyll në barazimin 1-1, teksa ishte një shfaqje e vërtetë futbolli. Kampionët në fuqi të Leverkusen ia dolën që të thyenin serinë me katër fitore radhazi të Bayern, duke bërë që gara për kreun të jetë më e fortë.
Granit Xhaka bëri kamerierin në minutën e 31, teksa topi i servirur për Andrich përfundoi në rrjetë pas "predhës" së këtij të fundit. Vetëm tetë minuta më vonë Pavlovic u kujdes që tifozët të vendosnin "duart në kokë"me golin e barazimit nga afro 30 metra.
Në fund të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, ndërsa Leverkusen ndal serinë me katër fitore të Bayern Munich. Skuadra e Company prin renditjen me 13 pikë, ndërsa "Aspirinat" ndjekin me 10 pikë në vendin e tretë.