Administrata e bashkisë Klos ka bojkotuar punën në shenjë proteste për propozimin e PS për hartën e re territoriale. Sipas hartës, bashkia e Klosit do të shkrihet me atë të Matit.
“Klosi është një zonë në zhvillim, sidomos me hapjen e rrugës së Arbrit. Bashkia Klos duhet të funksionojë. Kam frikë se do të bien institucione të reja, arsimi, nuk do të zhvillohet vendi”, tha një qytetar.
Protesta ka vijuar për rreth 10 minuta.
Në hartën e propozuar nga socialistët, qarku Dibër rezulton me 3 bashki: Dibër, Bulqizë e Mat, 7 qytete dhe 35 njësi administrative.
-
Kjo është puna e dhier e atyre që u morën me hartimin e kësaj territoriale...
Përgjigju











Komente
Komento