Në një videomesazh drejtuar popullit ukrainas, ndoshta më të rëndësishmin e detyrës së tij si President, Volodymyr Zelensky tha se vendi është në një nga momentet më të vështira të historisë. Pasi u njoh me propozimet e SHBA për paqen, Zelensky tha se Ukraina është përpara dy zgjedhjeve: ose të humbë dinjitetin, ose një partner si Amerika.
“Jemi në një nga momentet më të vështira në historinë tonë. Presioni mbi Ukrainën është në maksimum. Ukraina tani mund të përballet me një zgjedhje shumë të vështirë, ose të humbasë dinjitetin e saj, ose të rrezikojë të humbasë një partner kyç si Amerika. Dilema qëndron aty: të gëlltisim 28 pikat e vështira të planit, apo të përballemi me një dimër jashtëzakonisht të vështirë, më të vështirin dhe rreziqe të mëtejshme”,- tha Zelensky.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Zelensky, drama dhe dilema: Zgjedhja do të jetë mes humbjes së dinjitetit ose humbjes së një aleati kyç! Ky është një nga momentet më të vështira të historisë sonë









