Propozimi/ Ndalohet me ligj ndezja e zjarreve, burg edhe kush djeg barishte dhe ferra! Nisma e propozuar nga deputeti Braçe për një Shqipëri pa tym

Propozimi/ Ndalohet me ligj ndezja e zjarreve, burg edhe kush djeg barishte dhe ferra! Nisma e propozuar nga deputeti Braçe për një Shqipëri pa tym

Foto ilustruese

Një Shqipëri pa shtëllunga tymi të zeza apo të bardha. Ky është parashikimi i një nisma ligjore të propozuar nga deputeti Erion Braçe, me qëllim për të përmirësuar imazhin e vendit në sytë e turistëve të huaj, por edhe për uljen e ndotjeve. Braçe propozon disa ndryshime në ligjin e vitit 2004 për mbrojtjen e tokës bujqësore, duke ndaluar me ligji ndezjen e zjarreve në tokat bujqësore. Ndalohet edhe djegia e barërave, ferrave apo shkurreve. Ndalimi i zjarreve përfshin periudhën 1 prill deri në 1 nëntor. Për periudhën tjetër të vitit ky proces mund të kryhet vetëm me leje të njësisë vendore përkatëse.

Në lejen që jep bashkia për miratimin e djegies së barishteve dhe ferrave, duhet të specifikohet emri i personit që merr përsipër djegien; vendndodhja e sipërfaqes që do të digjet, data dhe orën kur do bëhet djegia, si dhe pëlqimi me shkrim i pronarëve të pronave në kufi me pronën ku do të kryhet djegia.

Projektligji parashikon ndalimin në çdo rast të ndezjes së zjarreve në zona të mbrojtura, në zona turistike, pika kufitare, pranë akseve rrugore kombëtare, gjatë natës, në distancë më të afërt se 2 mijë metra nga zonat pyjore, pranë karburanteve, fshatrave, në një sipërfaqe më të madhe se 1 mijë m2 brenda një dite si dhe kur fryn era shpejtësi mbi 20 km/orë.

Po çfarë ndodh kur pronarët e tokave apo persona të tjerë shkelin parashikimet e këtij projektligji? Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes se tokës në këshillin e qarkut, kur konstaton zjarre pa leje dhe në periudhë të ndaluar, bën referim në prokurori për veprën penale të shkatërrimit të pronës.

Po cilat janë arsyet që rendit deputeti Braçe për propozimin e nismës ligjore?

“Zjarri krijon një imazh tejet negativ për vendin. Veçanërisht vizitorët e huaj të cilët nuk janë mësuar me pamje të tilla me zjarre e tym ngado, nuk e pranojnë që në periudhën me të rëndësishme të vitit ku ata duan të shijojnë pushimet, të përballen me ato pamje që ngjajnë si zona lufte. Zjarret dekurajojnë çdo lloj vizitori që dëshiron të vijë në vend. Është e rrezikshme për shëndetin, pasi zjarret në pamundësi për t’u kontrolluar, kanë rezultuar fatale edhe për vetë personat duke ju marrë jetën. Zjarri përveçse tokave bujqësore që digjen, rrezikon edhe pronat e tjera përreth apo në afërsi, duke i djegur ato, përfshirë edhe banesat. Shumë zjarre në pyje vijnë nga djegia e tokave bujqësore. Zjarret janë një problem i madh mjedisor, duke ndotur jo vetëm zonën ku ndodh djegia, por edhe atmosferën në përgjithësi, përmes shkarkimit të gazeve serë (CO2)”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/12/2022 02:02

    Propozim interesant,mendoj qe duhet miratuar.

    Përgjigju
  • artur: 21/12/2022 11:03

    bravo brace ,,ti duhej te ishe kryeminister...

    Përgjigju
    • Populli: 21/12/2022 13:51

      Me ke do ankohej pastaj? Apo do kapej me vetveten?

  • Bravo: 21/12/2022 10:22

    Shume mire se nje dy e ndiz zjarr si me qene ne mesjete.

    Përgjigju
  • Kuksiani: 21/12/2022 10:20

    Mire taka bujqesore, po pyjet dhe livadhef kush ligj do i mbroj?

    Përgjigju
  • Turi: 21/12/2022 09:39

    Pa nje fushate disa mujore ndergjegjesimi ne tv e gazeta qe popullata ne fshat ta dije qe djegia e ferrave dhe barishtebe apo hamulloreve te grurit ky ligj nuk ka per te pasur rezultat, ky popull e kansi edukate qe djeg token per pastrim ferrash e barishtesh qe te rigjenerohet dhe eshte shume e veshtire ti a heqesh kete mentalitet me ligj. Pastaj jo burg per cdo shkelje ligji. Vetem gjoba e vendos para pergjegjesise fshtarin sado e vogel te jete. Nese jo ky ligj do pesoje si ligji kunder duhenit.

    Përgjigju
  • Meri: 21/12/2022 08:33

    Bravo,duhet miratuar sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Hambiu: 21/12/2022 08:17

    Ky vend po digjet komplet ky thote mos ndizni zjarre. Hajde shul hajde

    Përgjigju
  • flora: 21/12/2022 08:14

    ligji nga deputeti brace, ose nga deputeti oni oni erioni

    Përgjigju
  • Taku: 21/12/2022 08:04

    Nje nisme e shkelqyer e z. Braçe! Te miratohet sa me pare.

    Përgjigju
  • Gac: 21/12/2022 07:55

    Perfundimisht o Braçe ziu qenke rende. Ketu djegesat ose inceneratoret po bejne namin ti thua ferrat. Ke ngele si debil koridoreve te kryesise e sta fishkellen askuah tani na del me ide te dhjera. Kukton se je ne zvicerr???? Rilindja jote shiko si e katandisi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot