Propozimi për referendum është gati, sot pritet fjala e fundit nga kuvendi maqedonas

Propozimi për referendum është gati, sot pritet fjala e fundit nga kuvendi maqedonas

Kuvendi i Maqedonisë

Maqedoni- Kuvendi i Maqedonisë pritet që në orën 15.00 të votojë për të shpallur referendumin për çëshjten e marrëveshjes së emrit me Greqinë, ku në konsensus me palën greke është zgjedhur emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë është akoma duke pritur që partia opozitare, VMRO-DPMNE,  të ndryshojë mendjen dhe të votojë referendumin për emrin e ri. Në rast se nuk ka konsesus, VMRO-ja mund ta bllokojë shpalljen e referendumit pasi deri më tani ka shprehur pakënaqësi për pyetjen dhe kuptimin e saj.

Në rast se shumica parlamentare e miraton referendumin, maqedonasit do të duhet ta votojnë pro apo kundër duke iu përgjigjur pyetjes: “A jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO me pranim të marrëveshjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Referendumi: 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat