Një djalë me profesion zjarrfikës, i veshur me kostumin e Babagjyshit i bëri surprizën e jetës të dashurës së tij.

Kur fëmijët po bënin foto me të, ai iu afrua vajzës që dashuronte dhe nxorri nga thesi i dhuratave unazën.

Më pas i ulur në gjunjë i propozoi para të gjithë të pranishmëve.

I gjithë momenti i veçantë u mbyll me një puthje e një përqafim të çiftit.