TIRANË – Ministria e Drejtësisë i ka paraqitur disa institucioneve për mendim, draftin e ri të projektligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’. Këto institucione janë: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Konferenca Gjyqësore Kombëtare; Prokuroria, të gjitha gjykatave të apelit në vend dhe instituioneve të vendit dhe huaja që përpunojnë ligje.
Që në nenin e parë, propozohet që anëtarët e KLD-së s'mund ta lënë përgjysëm mandatin e tyre për t'u ngritur në detyrë falë njohjeve që kanë me njeri -tjetrin. Nëse do japin dorëheqjen, ata duhet të presin 5 vjet deri në p♪7rfundim të mandatit për t'u emëruar.
Në relacionin që Ministria e Drejtësisë ka dërguar sëbashku me projektligjin, shpjegohet nevoja për ndërmarrjen e kësaj nisme. Konkretisht, në të thuhet:
“Reformimi i sistemit gjyqësor është një nga prioritet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në drejtim të konsolidimit të parimeve bazë të shtetit të së drejtës.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është organ kushtetues, me rol thelbësor në mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor. Nëpërmjet ushtrimit të kompetencave të tij ligjore, KLD monitoron veprimtarinë gjyqësore, jo vetëm nëpërmjet procesit të inspektimit, por veçanërisht nëpërmjet vlerësimit profesional të gjyqtarëve, duke kontribuar në rritjen e integritetit, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së pushtetit gjyqësor.
Për këtë arsye, ky projektligj i kushton një vëmendje të veçantë problematikave që shoqërojnë veprimtarinë e KLD, si dhe nevojave për reformimin e legjislacionit që rregullon organizimin dhe funksionimin e këtij organi kushtetues, në funksion të rritjes së transparencës dhe përshtatjes së saj me eksperiencat me të mira europiane.
Po ashtu, në projektligj ka disa objektiova që synohen të arrihen, të cilët janë:
“Veprimtaria e KLD-së është e lidhur ngushtësisht me veprimtarinë e gjykatave të shkallëve të para dhe të apeleve dhe për rrjedhojë, problemet me të cilat përballen, ato i kanë të përbashkëta ose të ngjashme. Disa çështje me të cilat ndeshet aktualisht Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë ushtrimit të kompetencave të tij dhe të cilat kërkojnë zgjidhje, mund të përmblidhen si më poshtë:
Transferimi apo ngritja në detyrë të anëtarëve të KLD-së, të zgjedhur nga KGJK-ja, gjatë ushtrimit të detyrës, duke shrytëzuar mandatin për t’u promovuar;
Shmangia e konfliktit të interesit mes anëtarëve të KLD-së;
Mungesa e parashikimit në ligj për vlerësimin profesional dhe etik të Kryeinspektorit dhe inspektorëve të KLD-së;
Mungesa e përputhshmërisë së ligjit aktual me ndryshimet e fundit kushtetuese dhe Kodit të Procedurës Penale mbi imunitetin e gjyqtarëve, i cili shpesh bëhet pengesë për hetim të shpejtë dhe më efiçent të veprimeve korruptive nga ana e gjyqtarëve;
Mungesa e disa elementëve të procesverbalit të mbledhjes së KLD-së.”
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17.5.2001, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’, i ndryshuar” përmban 9 nene.

Anëtarët e KLD-së, jo ngritje në detyrë para mbarimit të mandatit
Që në nenin e parë, propozohet që anëtarët e KLD-së nuk mund ta lënë përgjysëm mandatin e tyre për t'u ngritur në detyrë falë njohjeve që kanë me njeri -tjetrin; në këto raste, propozohet që nëse ata do të dorëhiqen, nuk mund të ngrihen në detyrë pa u mbaruar mandati.
Në relacion thuhet: "Pika 1 e nenit 6 të ligjit parashikon se anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për një periudhë 5-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme por në praktikë vihet re tendenca e anëtarëve të KLD-së, për të dhënëdorëheqjen përpara mbarimit të mandatit, duke u promovuar në sistemin gjyqësor, në sajë të shfrytëzimit të lidhjeve të krijuara me njëri-tjetrin.
Për shmangien e këtij fenomeni abuziv është parashikuar se nëse anëtari i zgjedhur nga KGJK-ja jep dorëheqjen përpara mbarimit të afatit 5- vjeçar, ai nuk mund të transferohet apo të ngrihet në detyrë deri në përfundim të periudhës së parashikuar në paragrafin 1, të nenit 6, të ligjit."
/Shqiptarja.com

VIDEO