Propozoi këshilltarin e tij në krye të KLSH-së, Manjani ironizon Metën: E paska marrë vulën me vete në Mal të Zi

Propozoi këshilltarin e tij në krye të KLSH-së, Manjani ironizon Metën: E paska marrë vulën me vete në Mal të Zi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar fill pas propozimit të sotëm të presidentit Ilir Meta për të vendosur në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit këshilltarin e tij, Bahri Shaqirin.

Manjani shkruan në nota ironie se Meta "nga Mali i Zi ka lëshuar një dekret, për kryetarin e KLSH-së. Paska marrë vulën e presidencës me vete."

Kujtojmë se presidenti i Republikës gjendet sot në Mal të Zi, për një vizitë zyrtare dy ditore, me ftesë të homologut të tij malazez Milo Gjukanoviç.

Postimi i plotë e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar