Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë vetëm nga sheshi para kryeministrisë. Ai tha se Rama i ka shpifur veprat penale për të (kryeministri publikoi një postim ku rendiste 8 procedime penale në 8 vjet), gjë për të cilën do të ngrejë padi.

“Unë jam ai krimineli që më nxori Rama dhe ministrat e tij duke shpifur vepra penale që gjoja kisha bërë. Do t’i ngre një padi. Siç më sulmuan mua, sot janë në burg djemtë tanë. Lironi çunat! Të gjithë nesër para gjykatës që t’i nxjerrim djemtë tanë! Na ka sjellë thirrja e zemrës dhe kjo zemër thotë që duhet ta mbajmë zemrën të bashkuar dhe të fortë! Ky establishment më ka akuzuar se po ngre struktura paralele për Kuvendin Kombëtar. Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Vullneti i protestës para çdo gjëje! Rama në burg, Berisha në burg!”, tha Kulluri.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta kombëtare kthehet në ‘paradë’ simbolesh! Tortë betoni për Ramën, arkivol 'politik' e uniformë burgu! Diaspora kërkon zgjedhje të lira, ‘Kryendrituri’: Kuvendi do dalë nga sheshi