TIRANË- Në ditën e 35-të të protestës, organizatorët thirrën në tubim edhe shqiptarë të diasporës. Në protestën të cilën e cilësuan kombëtare, vihen re flamuj të shumtë kombëtar si edhe ata të SHBA-së, të cilët përkojnë me ditën e pavarësisë së Amerikës. Kryeministrit Edi Rama iu kërkua sërish dorëheqja, kësaj radhe edhe nga shqiptarë të mbërritur nga jashtë.
“Shqiptarët e diasporës dhe ata brenda kufirit të kanë vënë një kusht dorëhiqu. Hapi rrugë procesit demokratike, ti japim fund tranzicionit. Kërkesat tona ti përsëris, dorëheqje pa kushte dhe ti hapësh rrugë qeverisë tranzitore apolitike dhe procese demokratike të mirëfillta. Kjo qeveri teknike duhet të mandatohet që të garantojë ndryshim të kodit elektoral, të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura. Të kemi zgjedhje që te numërohen ne mënyrë elektronikë si vëllezërit tanë në Kosovë që mos të kemi deformim te rezultatit”, tha një emigrant.
“Forca diaspora akoma më shumë. Të qëndrojmë këtu me qëndrestarët”, tha një tjetër.
Në hapje të fjalimeve, fjalën e mori Dritan Goxhaj, që lexoi një deklaratë të grupit organizator me një urim për 4 Korrikun që shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
“Sot, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e Pavarësisë! SHBA është aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e popullit shqiptar që ka qëndruar pranë. Në këtë ditë, kujtojmë Deklaratën e Pavarësië. Ajo ishte shpallja e një parimi që vazhdon të frymëzojë popuj anembanë botës, se qeveritë e marrin legjitimitetin nga të qeverisurit. Deklarata e Pavarësisë na kujton se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por besim i dhënë nga qytetarët. Kur ky besim cenohet, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin me mjete demokratike. Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve! Qoftë kjo ditë se liria nuk është dhuratë e pushtetit, por e drejtë e njerëzve”, lexoi Goxhaj.
Qytetarët kërkojnë lirimin e protestuesve që janë në qeli për aktet e dhunës te Kuvendi. Protestuesit shfaqën një tortë betoni me mbishkrimin Rama edhe 100 vite në burg.
Vetëm një ditë më parë, një grup pune që do të organizojë Kuvendin Kombëtar të protestës në Tiranë, u mblodh për herë të parë, mes polemikave të organizatorëve të tjerë, se pse kjo zgjedhje u bë në një proces të fshehtë. Në deklaratën e parë pas këtyre polemikave, grupi i punës thotë se qëllimi i Kuvendit është të mos ketë asnjë negociatë me kryeministrin Rama.
Lajmi në përditësim....

Pas tortës prej betoni me të cilën i uruan ditëlindjen Ramës, protestuesit kanë sjellë një arkivol para kryeministrisë. Arkivolit i prin një pankartë ku shkruhet “Arkivoli politik i Ramës”, shkrim që është vendosur edhe në anë të tij.

Bashkëshortja e Altin Hilës, protestuesit të arrestuar për të cilin është raportuar në rrjetet sociale se ka një fëmijë të sëmurë, gjë që më pas solli edhe mbledhjen e një shume të konsiderueshme parash, uroi që të gjithë të arrestuarit të lirohen sa më shpejt.
“Shumë faleminderit për kontributin që keni dhënë për familjen tonë! Ju falënderoj nga zemra! Jam bashkuar me ju në protestë për bashkëshortin tim Altin Hila që të lirohet sa më shpejt, bashkë me gjithë ata që janë të burgosur sepse nuk e meritojnë të rrinë në burg! E meriton dikush tjetër, jo bijtë e nënave që kanë halle dhe dalin në protestë për të drejtat e tyre! Nuk e meritojnë çunat tanë të rrinë në burg, e meritoni ju!”, tha Hila.

Një emigrant shqiptar i kërkoi Edi Ramës dorëheqjen dhe parashtroi 4 kërkesa.
“Shqiptarët e diasporës dhe ata brenda kufirit të kanë vënë një kusht dorëhiqu. Hapi rrugë procesit demokratike, ti japim fund tranzicionit. Kërkesat tona ti përsëris, dorëheqje pa kushte dhe ti hapësh rrugë qeverisë tranzitore apolitike dhe procese demokratike të mirëfillta. Kjo qeveri teknike duhet të mandatohet që të garantojë ndryshim të kodit elektoral, të hyjmë në zgjedhje me lista të hapura. Të kemi zgjedhje që te numërohen ne mënyrë elektronikë si vëllezërit tanë në Kosovë që mos të kemi deformim te rezultatit”, tha një emigrant.

Analisti Shpend Gashi u bëri thirrje protestuesve të mos bien pre e provokimeve.
“Fuqia jonë më e madhe është dashuria. Mos bini pre e asnjë provokimi sepse gjithë kjo gjë e madhe është investimi i gjithë jetës sonë. E kemi vendosur jetën kolateral. Kërkesa ime është ju lutem largoni çdo lloj provokimi, lironi çunat!”, tha Gashi.
Për kryeministrin Rama, që sot feston ditëlindjen, protestuesit ‘kanë përgatitur’ një tortë prej betoni. Simbolika lidhet me investimin në Zvërnec pasi tortës i kanë vendosur edhe disa flamingo. Ndërsa në majë të tortës shkruhet “Shumë burg për ty!”
“Edhe 100 vite në burg!”, është ‘urimi’ i tyre. Torta ndiqet edhe nga një paradë flamingosh.

Një emigrante nga Kanadaja që mori fjalën në protestën para kryeministrisë, tha se jeton atje prej 23 vitesh. Ndërsa nisi të rrëfente historinë e saj, Bora Mitrovica tha se emrin ia vuri Sali Berisha, kumbari i saj që “notonte në paratë e shqiptarëve.” Më pas, u kërkoi protestuesve të luanin lojën e njohur të kukafshehthit me të, por me një version të ri.
“Në maj 2023 prindërit e mi eredhën te gjyshërit dhe më thanë se do të më çonin për pushime në Toronto. 23 vite pushime duke qarë dëshpërimisht për nënën e gjyshin se doja të flija në dyshemenë e tyre. Unë mbaj gjakun e Ibrahim Mitrovicës. Çdo familje këtu ka histori, imja ka një emër! Emri im është Bora Mitrovica! Sali Berisha më vuri emrin e bukurive të Tropojës! O Salë, ti më mbajte kur isha fëmijë, por s’e vure re që kisha ikur! The se emrin do ta kisha Bora si bora e maleve, por u rrita jashtë. Kumbari im notonte me paratë e Shqipërisë! Nëna ime e bukur vdiq duke thirrur emrin tim! Ne u rritëm me përshesh me ujë, o Rama ç’po hanë fëmijët e tu? Ne jemi bijtë e Skënderbeut, jemi shqiponja! Ne kemi derdhur gjak për këtë vend! Rama, a do ta shisje nënën tënde? A më bëni një nder, do të luajmë një lojë të fundit? Hapa dollapa... Rama në burg, Berisha në burg!”, tha Bora Mitrovica.

Vajza e një protestuesi të arrestuar pas akteve të dhunës të Kuvendi, bëri thirrje për lirimin e protestuesve. Ajo pretendon se babai Frrok Bardhi dhe i vëllai Everest Bardhi, të dy në qeli, janë dhunuar nga policia. Ndonëse ishin protestuesit që të protesta te kuvendi hodhën gurë e sende të forta në drejtim të policisë.
“Jam krenare për ata të dy. Babai dhe vëllai im u dhunuan gjatë protestës dhe sot ndodhen ne komisariatin numër 3. Nuk jam këtu për të përhapur urrejtje, askush nuk duhet të dhunohet për shkak të bindjeve apo se merr pjesë në një protestë. Ju bëj thirrje të mos heshtim përballë padrejtësisë. Lironi çumat, lironi çunat”, tha Arbria Bardhi.

Protesta e 35-të para kryeministrisë ka nisur me leximin e një deklarate të grupit organizator, nga Dritan Goxhaj ku i urojnë Ditën e Pavarësisë SHBA-ve. Ndërsa shprehet rëndësia e kësaj dite dhe ndikimi që ajo ka në të gjithë botën, thuhet se shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin kur besimi i tyre cenohet nga pushteti.
“Sot, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, i urojmë popullit amerikan 250-vjetorin e Pavarësisë! SHBA është aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e popullit shqiptar që ka qëndruar pranë. Në këtë ditë, kujtojmë Deklaratën e Pavarësië. Ajo ishte shpallja e një parimi që vazhdon të frymëzojë popuj anembanë botës, se qeveritë e marrin legjitimitetin nga të qeverisurit. Deklarata e Pavarësisë na kujton se pushteti nuk është pronë e një qeverie, por besim i dhënë nga qytetarët. Kur ky besim cenohet, shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin me mjete demokratike. Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve! Qoftë kjo ditë se liria nuk është dhuratë e pushtetit, por e drejtë e njerëzve”, lexoi Goxhaj.
Ndërsa protestuesit po marshonin drejt Kryeministrisë, ata kaluan edhe në Fan Zone, ku qytetarë të shumtë ishin ulur për të parë ndeshjet e Botërorit.
Të shumta janë thirrjet në drejtim te tyre. Disa u thonë “jeni sufllaqe”, të tjerë në kor thërrasin “turp” apo “bashkohuni me ne” në protestë.
Sapo kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë, protestuesit kanë shprehur pa vonesë revoltën e tyre kundër qeverisë. Te muri i Ministrisë së Brendshme, ata kanë ngjitur një parrullë ku shkruhet “Poshtë komunistët!”
Komente











