Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja: Ja kurat bimore më efikase

Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga problematikat më të shpeshta që hasin meshkujt pas moshës 45-vjeçare. Prostata, si mund të parandalojmë zmadhimin e saj me kalimin e moshës. Me specialistin Merja flasim dhe për sëmundjet më të shpeshta të prostatës, si mund të trajtohen përmes kurave bimore.

Prostata është një gjëndër hormonale me sekrecion të brendshëm, e cila ka disa funksione të rëndësishme në organizëm. Kjo gjëndër ka formën e kokrrës së arrës, e cila gjendet poshtë fshikëzës së urinës dhe rrethon ureterin. Funksioni i prostatës është të prodhojë një lëng, i cili përmban acid citrik, kalcium dhe enzima, e ka mundësi të përmirësojë lëvizshmërinë e spermatozoidëve dhe pjellorinë. Për më tepër, lëngu që sekretohet nga prostata përmban zink, i cili sipas studimeve mbron sistemin gjenital nga infeksionet. Gjithashtu ndihmon për funksionimin normal të sistemit urinar.

Me kalimin e moshës gjendra e prostatës tenton të zmadhohet. Zmadhimi i prostatës është një patologji që haset shpesh tek meshkujt, 1 në 3 meshkuj të moshës mbi 50-vjeç paraqesin simptoma të prostatës së zmadhuar. Shkaktarët e zhvillimit të prostatës janë ende të paqarta, jo gjithmonë ndikon trashëgimia gjenetike sipas specialistit Merja, por ndikues negativ është jeta sedentare, qëndrimi ulur në ndenjëse të fortë, qendrimi gjatë në biçikletë, përdorimi i pijeve alkoolike dhe me gaz, kostipacioni dhe infeksioni rektal, stresi.

Disa nga shenjat e para të prostatës sipas Ylli Merja janë: djegie gjatë urinimit, dhimbje në pjesën e poshtme të traktit urinar dhe më tej me zmadhimin e prostatës shenjat janë më evidente: urinim i shpeshtë më shumë gjatë natës, urgjencë në të urinuar, urinim me ndërprerje dhe me vështirësi, moszbrasje e plotë e vezikës urinare, ulje presioni gjatë urinimit, gjurmë gjaku në urinim. 

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se në Shqipëri njihen shumë bimë të cilat vijnë në ndihmë në trajtimin me efikasitet të problemeve të prostatës siç janë: gjembi i gomarit, gjembaçi, hithra, trëndafili i egër, shqopa. Por së pari, duhet të tregohet një kujdes në regjimin ushqimor duke eleminuar proteinat me origjinë shtazore të cilat duhet të zenë 25 % dhe ushqimet me bazë bimore duhet të zenë 75 % të regjimit tonë. Duhen konsumuar sa më shumë fara liri, fara kia, fara kungulli, fara kajsie, bajame të egra, mollë të egër. Këto fara, rreth 2-3 lugë mund të konsumohen me pak kos, por jo me qumësht. Gjithashtu produktet natyrale si bishtajoret, lakrat, brokoli, çikore, rradhiqe, bathë, mashurka, hithra janë shumë të mira.

Ndërsa sa i takon çajrave që specialisti Merja rekomandon për përmirësimin e urinimit dhe zvogëlimit të prostatës janë: farat e gjembit të gomarit, farat e gjembaçit, farat e lules së shqopës të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në pastrimin e gjakut dhe të mëlçisë duke bërë trupin luftarak kundra qelizave kancerogjene.

Dëllinja e zezë dhe e kuqe është shumë e mirë kundra djegies dhe infeksioneve urinare, gjithashtu e kombinuar me gjethe dhe lëvore gorice frenon urinimin e shpeshtë. Pelina e ëmbël, hithra, bishtat e qershive të përgatitura si çaj gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e sistemit urinar.

Për personat që vuajnë nga zmadhimi i prostatës, Ylli Merja sugjeroi një regjim ushqimor i cili të kthehet në një stil jetese duke konsumuar në mëngjes: kos me tërshërë, fara liri, bajame të egra të bluara, 1 lç gjemb gomari ose fara gjembaçi. Ndërsa në drekë mund të konsumohen lakra, brokoli, karrota, qepë, bizele, bathë, mashurka, rradhiqe, etj si dhe gjatë ditës të konsumohen 2 gota çaj me farat e gjembit të gomarit, farat e gjembaçit, farat e lules së shqopës.    

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali