TIRANË-Policia ka arrestuar dy persona me qëllim ekstradimi në Itali. Të arrestuarit janë Ciro Dentice nga Italia dhe Lefter Lamaj nga Vlora, të cilët akuzohen nga drejtësia e vendit fqinj për disa vepra penale.

Lefter Lamaj 49 vjeç akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa autoritetet italiane kanë vendosur masën ‘arrest me burg’. Pas arrestimit në Tiranë, ai pritet që të ekstradohet në Itali për t’u gjykuar.

Personi tjetër që është arrestuar është nga Ciro Dentice 50 vjeç nga Italia, banues në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash dhe disa vepra të tjera penale.

Ai ishte në kërkim pasi autoritetet gjyqësore në Trieste me Vendim Nr. SIEP 154/2012, datë 17.05.2012, e kanë dënuar me 5 vjet e 2 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi Drogat, Kokainë”, “Pastrim Parash”, “Fallsifikim’’, “Armëmbajtje pa leje”, ku i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg.

dy.b/shqiptarja.com