Prostitucion në klinika fizioterapie! Fizioterapistët në Kuvend: Qendrat estetike nuk kontrollohen! Të dalim nga Urdhri i Infermierit

Klinikat e fizioterapive në vend po kryejnë aktivitetin në mënyrë të pakontrolluar dhe shpesh të jashtëligjshme. Shpesh në qendra estetike apo dyqane ku zyrtarisht policia ka konstatuar edhe ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit. Shqetësimin për këtë deformim të ushtrimi të profesionit të fizioterapistit e ngriti shoqata e tyre, në komisionin e edukimit dhe mjeteve të informimit publik.

Kryetari i shoqatës Faton Daci kërkon që fizioterapistët të mos përfaqësohen më nga Urdhri i Infermierit, por të kenë krijojnë një urdhër të posaçëm për të marrë kryejnë e fizioterapive si një shërbim shëndetësor.

‘Klinikat nuk menaxhohen dhe as nuk kontrollohen. Fizioterapinë e gjen në dyqane estetike që i kanë kthyer në prostitucion. Klinikat e fizioterapisë nuk i kontrollon asnjë institucion. Kaos fare është”, tha Faton Daci.

Në Kuvend fizioterapistët renditën kërkesat e tyre se përse duhet të funksionojnë më vete, pasi ndihen të papërfaqësuar nga Urdhëri i Mjekut.

“Një fizioterapistë i rilicensuar nuk i kërkohen kredite si në të gjitha profesionet. Ne mendojmë se edhe kurrikulat e studimit në universitetr duhet që të unifikohen. Paguajmë ata kuotat në mënyrë fizike, po nuk na thotë njeri ke bërë kaq kredite hajde merr licencën. Bëhen trajnime pa u kontrolluar nga asnjë institucion, flasim për fizioterapistë”.- u shpreh Faton Daci Kreu i Shoqatës së Fizioterapistëve.

‘Nuk kemi një identitet profesional, ne nuk kemi një identitet tonin. Sa kapacitete ka urdhëri i infermierit për të kontrolluar fizioterapistët. Kontrolli ndaj standardit të këtij profesioni, a ka urdhri i infermierit një gjë të tillë.’- u shpreh Andi Metasani, fizioterapist.

Të drejtën për mospërfaqësim nga Urdhri i Infermierit, fizioterapistëve ua dha deputeti i PS, Ismet Beqiraj që thotë se ata nuk kanë fuqi vendimmarrëse.

‘Në të gjithë strukturën e ligjit thuhet asambleja kombëtare e infermiereve, shqip hesapit këta quhen si profesion minoritet në këtë urdhër. Këta janë profesion në minoritet në këtë urdhër, që nuk iu jep asnjë të drejtë vendimmarrje. Këtu kanë të drejtë dhe thonë ose na jepni pavarësi profesionale, ose na përfaqësoni", u shpreh avokat Idajet Beqiraj.

Kërkesa për shkëputje nga urdhri i infermierit vjen nga rreth 2500 anëtarë të shoqatës së fizioterapistëve në vend.

M.Q./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori