Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale, ku ka shprehur vlerësimin për punën e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, të cilët janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
Rama thekson angazhimin e stafit mjekësor në përballimin e çdo emergjence dhe në ofrimin e ndihmës shëndetësore për qytetarët në çdo moment të ditës.
“Mirëmëngjes dhe me punën në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ekipet operojnë 24/7 në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama nw rrjetet sociale.
Komente












