Një 42-vjeçar është ekstraduar nga Italia, ndërsa ishte dënuar nga drejtësia shqiptare me 8 vjet burg.Interpol Tirana ka sjellë në Rinas Gentian Korumi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e kishte dënuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Sipas policisë Korumi ka shfrytëzuar si prostitutë në Itali dhe Belgjikë nga viti 1999 deri në vitin 2002, shtetasen L.P, duke e mashtruar pasi i ka propozuar për fejesë në vitin 1999.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)