Tre ditë pas arrestimit të shtatë personave si të përfshirë në një rrjet të prostitucionit, gjatë operacionit ‘Mustang”, Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin nga qelia të katër prej tyre. 

Nga qelia kanë dalë femrat që ushtronin profesionin më të vjetër në botë, atë të prostitucionit, Aureta B.24 vjeçare e Domenika D 27 vjeçare që, sipas policisë, paguanin 100 deri ne ­300 euro dhe dy klientët e tyre Melsi M. dhe Hajredin S.

Për katër personat, gjykata ka marrë vendim që ata që marrin masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, ndonëse prokurori kërkoi në pretencën e tij për vajzat që të dënoheshin me burg.

Nga ana tjetër, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për lënien në qeli të tre të arrestuarve te tjerë, Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, që janë të dyshuar si personat që angazhoheshin në sigurimin e klientëve për dy prostitutat dhe dërgimin e tyre në hotelet ku ushtrohej prostitucioni në zonën e ish­-Bllokut në Tiranë.

Siç raporton Gazeta Panorama, të dyshuarit kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre, përveç dy klientëve. Ata kanë pranuar njohjen me vajzat, por, sipas tyre, në asnjë rast nuk i kanë detyruar të ushtronin prostitucion.

Unë i kam lëvizur nëpër Tiranë si klientë taksie. Nuk kisha dijeni se çfarë bënin me personat që shoqëroheshin”, kanë thënë ata.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)