Prostituta mbi pemë, policët
mësojnë se ishte burrë

KINË - Policia kineze bëri një operacion kundër rrjetit të prostitucionit dhe mbetën të habitur kur njëra prej "prostitutave" u ngjit në një pemë për t'u fshehur.

Policia fillimisht humbi gjurmët e "saj" dhe pasi e gjetën, "ajo" më në fund pranoi që të zbriste. Pasi e ndaluan oficerët, i kërkuan "prostitutës" dokument identifikimi, gjë të cilën nuk e kishte.

Por, policët vune re se kishte krah shumë të fuqishëm. Në fakt, "ajo" ishte një  mashkull. Vetë "prostituta" e pohoi që ishte një burrë 31-vjeçar i quajtur Luo Shih.

Kjo shpjegon edhe faktin pse policia mbeti e habitur se si kishte mundësi që një grua të ngjitej aq shpejt në pemë.

"Ajo nuk vraponte si grua, ishte shumë e shpejtë dhe arriti të kapërcente një gardh më shpejt edhe se efektivët", tha zëdhënësi i policisë Kuan Yin.

Pas përfundimit të operacionit, policia tha se 1 në 10 prostituta që u arrestuan rezultuan të ishin burra me veshje të grave. Kjo gjë ka tronditur opinionin publik në Kinë.


prostituta ne peme

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)