Itali- Policia italiane ka nisur hetimet ndaj një 22-vjeçare shqiptare, e cila quhet Fize Lushi, pasi rrezikon të akuzohet për vrasjen e një klienti. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2012, ku një infermier 44-vjeçar i quajtur Salvatore Cercabene, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij “Audi A3” dhe pranë tij u gjet vajza shqiptare gjysmë e zhveshur.
Gjithashtu në makinë u gjet edhe një shishe, e cila fillimisht u mendua se mund të kishte lëndë narkotike, pasi 44-vjeçari ishte i varur nga droga. Por, pas ekspertizës së kryer, doli se në lëngu që gjendej në shishe nuk kishte përmbajtje të lëndëve narkotike, por vetëm ujë dhe substanca limonade.
Pista e hedhur nga grupi hetimor është, se 44-vjeçari ka humbur jetën nga një asfiksim jo natyral, por i shkaktuar nga një person tjetër. Sipas hetimeve të deri tanishme, infermieri italian mund të jetë mbytur nga një person i tretë. Gjithashtu po hetohet edhe pista tjetër, se mes prostitutës shqiptare dhe klientit italian ishte planifikuar një lojë erotike, e cila shkoi keq.
Vajza shqiptare kur është marrë në pyetje nuk ka treguar asgjë, por vazhdon të heshtë dhe nuk ka treguar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë . Sipas medieve italiane, heshtja e saj mund t’i kushtojë jetën, që ta kalojë në burg. Ditën e premte është vendosur të realizohet seanca e radhës, ku do të dëshmojnë ekspertët e autopsisë.
Marrë nga Shekulli
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com