Proteina, perime, fruta të thata:
menyja më perfekte në botë

Proteina, perime, fruta të thata: <br />menyja më perfekte në botë
TIRANE - Një antipastë me bazë peshku e drithërash, një pjatë e vetme me mish e perime dhe një ëmbëlsirë me bazë kosi dhe frutash të thata. Dhe ja ku servilet pjata perfekte, ose të paktën ajo që cilësohet e tillë nga studimet e sapo publikuara nga britaniku Leather Head Food Institute, ent i pavarur që studion ushqimin dhe veçoritë e tij, për t’i ardhur në ndihmë shoqërive prodhuese.

Kërkuesit kanë kryqëzuar të dhënat e grumbulluara nga rreth 4 mijë njoftimeve të analizuara që kishin të bënin me të ushqyerin korrekt e të shëndetshëm. Në këtë mënyrë kanë arritur të krijojnë menynë perfekte sipas cilësisë ushqyese, prezencës së proteinave, vitaminave dhe substancave që ndihmojnë zemrën, qarkullimin e gjakut e që luftojnë yndyrnat në gjak.

Rezultati është se menyja më e shëndetshme në botë është më pak mesdhetare nga sa mendohej. Niset nga një pjatë me salmon (i freskët apo i tymosur) i shoqëruar me bukë integrale të një cilësie të lartë drithërash dhe e servirur me një sallatë të spërkatur me vajë ulliri. Më pas kalohet në një pjatë të fortë me pulë e thjerrëza, shoqëruar nga perime të ndryshme të pjekura. Për ta mbyllur, një ëmbëlsirë me bazë kosi e mbuluar me arra dhe karramel.

Përveç kësaj, për të qetësuar urinë mes vakteve, sugjerohen, mes të tjerash: çokollatë e ngrohtë, fruta të thata, fruta pylli por edhe dy litra ujë në ditë e çamçakëz pa sheqer.
Sipas kërkuesve që kanë përgatitur menynë, çdo element ndodhet në listë për një motiv të caktuar: nga salmoni i pasur me Omega 3 për të mbajtur nën kontroll kolesterolin, te buka integrale që ndihmon trurin dhe gratë shtatzëna, te proteinat e pulës për masën muskulare e deri tek vetitë e thjerrëzave që ndihmojnë në reduktimin e lodhjes dhe stresit.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)