Protestë në ‘xhunglën’ e Calais
banorët kundra emigrantëve

Protestë në ‘xhunglën’ e Calais<br />banorët kundra emigrantëve
Mijëra  protestues  kanë dalë në rrugët e Calais, qytet në veri të Francës, duke kërkuar  që  të mbyllet kampi i refugjatëve i njohur si ‘xhungla’ për shkak të kushteve të vështira të jetesës. 

Shoferë, punëtorë të portit dhe banorë lokalë  kanë bllokuar disa rrugë të qytezës duke krijuar një zinxhir njerëzor deri në port.  Autoritetet kishin paralajmëruar turistët që të evitonin zonat ku manifestuesit do të protestonin.

Xhungla sic njihet ndryshe kampi  pret çdo ditë  mbi 7 mijë emigrantë të cilët vijnë në kushte  jashtëzakonisht të vështira. Pjesa më e madhe e tyre duke përfshirë edhe klandestinë shqiptarë synojnë  të hyjnë në Britaninë e Madhe në mënyrë ilegale.

Por pjesa më e madhe e refugjatëve vijnë nga shtete so Afganistani apo Afrika, madje mes tyre janë identifikuar 400 fëmijë të pashoqëruar. Vetëm për fëmijët Mbretëria është shprehur se do të pranojë 150 të tillë deri në fund të 2016.

Këtë të dielë,ministri frances i punëve të brendshme Cazeneuve përsëriti  edhe njëherë domosdoshmërinë  e mbylljes së kampit. Edhe më parë autoritetet kishin paralajmëruar se do të krijoheshin disa strehime provizore.

Javën e kaluar, Britania e Madhe dhe Franca u zotuan të punonin së bashku për rritjen e sigurisë në portin e Calais, përmirësimin e situatës humanitare për mijëra të pastrehë dhe rikthimin në atdhe të emigrantëve të paligjshëm, të cilët do të gjykohen se nuk kanë nevojë për mbrojtje.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin

Merr fund arratia e Noizyt pas sherrit me tik-tokerin në Kosovë, arrestohet në Shëngjin