TIRANE- Nën moton “Mos luani me sovranitetin e Shqipërisë”! të rinj përfaqësues të disa organizatave jo qeveritare protestuan paqësisht, sot paradite, para godinës së kryeministrisë kundër Marrëveshjes për shitjen e ujërave territoriale të Detit Jon dhe kufirin detar me Greqinë.
Protesta paqësore e cila nisi në orën 11:00 me grumbullin te parku “Rinia” (përballe Hotel “Dajtit”) dhe vazhdoi përpara kryeministrisë.
Protestuesit mbanin në dorë parulla: “Jo shitjes së detit”. “Stop marrëveshjeve të fshehta të qeverisë”. Protesta u organizua nga grupi organizator: Kuvendi civil, forumi Rinia aktive, Unioni kombëtar shqiptar – unikomb, kuvendi i patrioteve civilë shqiptar. Më pas protesta do të vazhdojë para presidencës.
Protesta zhvillohet pak ditë nga vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm shqiptar në Athinë, ku temë diskutimi mund të jetë dhe ajo e paktit detar.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com