Ngrihen në protestë prondërit dhe nxënësit e shkollës së mesme dhe 9 vjeçare, “Jani Minga” në Vlorë.
Shkak për këtë është bërë transferimi i nxënësve nga kjo shkollë tek shkolla e mesme "Mustafa Kemal Ataturk".
Sipas prindërve transferimi i fëmijve të tyre në një shkollë tjetër është problematike pasi ajo është larg nga zona ku ata banojnë.
Prindër dhe nxenës të shkollës së mesme “Jani Minga” në Vlorë sot kanë zhvilluar një protestë në lidhje me transferimin në një shkollë tjetër e cila është më larg nga zona e tyre e banimit.
Me një komunikim verbal nga drejtoria e shkollës u është komunikuar se nxënësit e shkollës së mesme që ndjekin mësimet në shkollën Jani Minga do të transferohen në shkollën e mesme "Mustafa Kemal Ataturk", kjo pasi në shkollën aktuale bëjnë mësim edhe nxënësit e 9 vjeçarës.
Ky vendim cilësohet arbitrar nga prinderit pasi, sipas tyre jo vetem që një vendim i tillë nuk është konsultuar më parë me bordin e prindërve ashtu siç e përmban rregullorja. Kjo është e vetmja shkollë rajonale që mbulon shumë zona të qytetit me një numër banorësh që arrin në 50 mijë.
Drejtorja e shkollës së mesme "Jani Minga", Alma Bakiu deklaroi për mediat se ky është një komunikim verbal që drejtoria arsimore rajonale Vlorë ja ka përcjellë në bazë të urdhërit të ministrisë së arsimit duke bërë të ditur se është thjesht një trasferim i nxënësve të gjimnazit me të njëjtin staf mësimor e me po të njëjtat kurikula mësimore pa cënuar aspak procesin msimor
Sipas, Alma Bakiut Drejtore e shkollës së mesme "Jani Minga"Janë 276 nxënës të shkollës “Jani Minga” që do të transferohen së bashku me stafin e tyre pedagogjik.
Deri tani kjo shkollë ka funksionuar si një shkollë brenda së cilës ishte shkolla 9-vjeçare dhe ajo e mesme.
Redaksia Online
G.ne/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.3%
-
Jo
38.6%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2233
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)
14 Janar, 11:00
-
Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos
14 Janar, 10:52
-
DINAMIKA/ Si u vra Kristian Marku në Vlorë, autorët e ndoqën dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij! Mjeti i të riut u përplas disa herë me trafikndarësen
14 Janar, 10:44
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia drejt Porto Romanos, ja bizneset që drejtojnë të dyshuarit si organizatorë
14 Janar, 10:40
-
Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë
14 Janar, 10:27
-
Kupa e Shqipërisë si shpëtim, Magani: Te Tirana ka presion të madh, mos përsërisim gabimet
14 Janar, 10:16
-
Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Sport’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, kontrolle në 8 pikat dhe një shoqëri fiskalizimi
14 Janar, 10:14
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
GOLAT/ Monza trondit Fiorentinën, e mposht 2-1 dhe i bën nder Milanit
14 Janar, 09:53
-
Tiranë/ Kishte përshtatur lokalin për të luajtur ‘Poker’, arrestohet 31-vjeçari, 11 të tjerë nën hetim
14 Janar, 09:45
-
Superliga i lë vendin Kupës së Shqipërisë, sot dy duele! Agjenda e mesjavës
14 Janar, 09:34
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32