Ekrem Spahiu bashkëkryetari i “Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar”, i ftuar sot në ‘Shtypi i ditës dhe Ju’ tha se në protestën e mbajtur dje nga Partia Demokratike priste që të ishin më shumë qytetarë.
Ndër të tjera ai theksoi se ishte i pranishëm, dhe sipas tij protesta të tilla janë të nevojshme.
"Protestat janë të domosdoshme për qytetarët, isha i pranishëm. Jemi në situatë të vështirë sa i përket korrupsionit në vend. Unë kisha pritshmëri më shumë sa i përket pjesëmarrjes, sidomos për çështjet e AKSHIT dhe Ballukut. Situata në Shqipëri është shumë e rëndë në aspektin politik dhe institucional. Mandati i katërt të PS është shumë i tepruar, ku korrupsioni është galopant dhe varfëria është shumë e madhe. Kjo fitore sipas meje nuk është e merituar. 35-vjet ka që nuk respektohet vota. Po të marrim, zgjedhjet e fundit shohim se dy partitë janë fituese sesa qytetarët", tha Ekrem Spahiu.
Spahiu shtoi gjithashtu se me protestat mund të arrihet gjithçka.
"Me protestat mund të arrihet gjithçka, japin efektin e tyre siç është rasti i Bullgarisë. Por këtu te ne politika është imponuar në disa pole", tha ai.
Komente










