Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë pranë një marrëveshjeje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Lutfi Bilalli, ish-diplomat përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’, tha se për të dyja palët janë orë të vështira.

Sipas tij humbjet do të jenë të mëdha nëse nuk arrihet një marrëveshje. Bilalli, thotë gjithashtu se SHBA-ja mund të rinisë sulmet për të gjunjëzuar Iranin.

“Është një situtatë ku, Irani edhe mund të pranojë një marrëveshje me SHBA-në. Jemi para disa orëve të vështira për të dyja palët. Amerikanët janë edhe nën presionin e Netanyahut për shkak se është i pakënqur me diplomacinë amerikane.

Të dyja palët po tregojnë kujdes, por humbjet do të jenë të mëdhaja nëse nuk arrihet marrëveshje. Mund të kemi goditje nga amerikanët, për ta gjunëzuar Iranin. Amerikanët mund të shkatërrojnë infrastrukrturën energjitike. Taksa në Hormuz është një çështje delicate për shembull. Unë mendoj se do të ketë ndalime të luftimeve, por jo të betejave në Lindjen e Mesme”, tha Billali.

Ndërkohë në lidhje me sulmet ruse në Ukrainë , Bilalli nënvizon se Moska i kryen këto goditje për të treguar forcën dhe muskujt.

Goditjet ruse kanë qenë në 40 qarqe, të cilët kanë përfshirë edhe ndërtesat qeveritare. Mendoj se me këto sulme rusët duan të tregojnë forcën dhe ‘muskujt’ e tyre në Ukrainë”, tha ai.

Sulmet e së dielës në Ukrainë goditën edhe kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Report Tv, Filo u shpreh se në ato çaste 'pa vdekjen me sy'.