Avokati i Popullit ka nisur një hetim për përdorimin e forcës nga policia në protestë, nëse ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional. Pranë të shoqëruarve në Bllokun e Sigurisë dhe në komisariate ndodhet një grup monitorimi për të verifikuar nëse po respektohen të drejtat e tyre.

Reagimi i plotë:

Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.

Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.


Lajmi kryesor:

Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)