Protesta, Basha: 6 senatorë letër
Sekretarit të Shtetit për Shqipërinë

Protesta, Basha: 6 senatorë letër<br />Sekretarit të Shtetit për Shqipërinë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij në bashkëbisedimin në sheshin e lirisë duke iu referuar mbështetjes që po merr protesta e opozitës jo vetëm nga Brukseli por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Kryedemokrati iu referua këtu një letre që 6 senatorë amerikanë i kanë drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, të cilët ngrenë shqetësimin për situatën në Ballkan e specifikisht për Shqipërinë për inkriminim e politikës shqiptare.
 
"Senatorët thonë se problematika ballkanase ndjek një format aktiviteti alarmant në rajon.
 
Lider shqiptarë nga Shqipëria kanë ngritur pretendime të ngjashme lidhur me organizata të mbështetura nga diplomatë amerikanë apo nga fondacioni Soros, të vilët influencojnë politikisht shtetet ku investojnë.
 
Fondacioni për Shoqëri të Hapur dhe ekspertët e saj, të financuar nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik kontrovers për Reformën në Drejtësi të shtetit shqiptar. Disa lider besojnë se këto “reforma” synojnë t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.
 
Efektet destabilizuese të lëvizjeve të tilla në një shtet anëtar të NATO-s, janë të qarta ashtu si edhe rreziku për një përshkallëzim të mëtejshëm, në një kohë kur Shqipëria pret zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
 
Kjo është veçanërisht shqetësuese nën dritën e raporteve ndërkombëtare mbi rritjen e korrupsionit në qeverinë shqiptare dhe rivendosjen e fuqisë së trafikimit të drogës dhe grupeve të krimit të organizuar në këtë shtet
"tha Basha.
 
Të njëjtin mesazh tha Basha dha një ditë më parë edhe kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister.
 
Në ditën e 26 të qëndresës së opozitës përpara godinës qeveritare kryedemokrati tha se kryeministri ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisë.
 
Në këtë pikë Basha përmendi kontratën e Ramës me Tony Blair, por kjo fasadë tha ai po shkërmoqet.
 
Opozita vijon protestën e saj përpara godinës së Kryeministrisë duke mos hequr dorë nga kërkesa për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
 
letra senatoreve amerikane
Letra qe sipas Bashës senatorët e SHBA i dërguan Sekretarit të Shtetit

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët