Protesta, Basha: Brezin e ri po
e vret droga, duhet xhandarmëri
VD/Protestuesit 'tymosin hashash' drejt Kryeministrisë

Protesta, Basha: Brezin e ri po<br />e vret droga, duhet xhandarmëri<br />VD/Protestuesit 'tymosin hashash' drejt Kryeministrisë
Partia Demokratike vijon në ditën e 12 protestën përpara Kryeministrisë. Pasditen e sotme në çadrën e PD kanë qenë të pranishëm gjimnazistë të ndryshëm, ndërsa kryetari Basha ka akuzuar qeverinë për kanabizimin e vendit duke dëmtuar edhe rininë.
 
Sipas tij në javët e fundit ka pasur dhjetëra shtrime në spital nga përdorimi i drogës në Shqipëri. Basha akuzoi se droga po shkatërron brezin e ri dhe se shpëtimi i vetëm është largimi i qeverisë Rama.
 
"Miliona euro të ardhura nga droga për një grusht kriminelësh. Droga u kthye në rrezikun kryesor për demokracinë. Banditët shkatërruan totalisht zgjedhjet në 2015 në të gjithë vendin dhe iu kthyen në 2016 në zgjedhjet e pjesshme.
 
Dhjetëra shtrime në spital javët e fundit nga përdorimi i drogës në Shqipëri. Shkollat u mbushën me tymin e marijuanës. Droga po shkatërron brezin e ri. Doris Pack na shkoi kur tha se kishte humbur një vajzë 20-vjeçe nga përdorimi i drogës.
 
Pa e njohur problemin dhe pranuar si mund ta parandalojmë, këtu fillon papërgjegjshmëria e kësaj qeveri. Qeveria dhe Republika e drogës duhet të shembet me cdo kusht. Kauza e kauzave mbeten zgjedhjet e lira. Me instrument politik dhe mbi të gjitha duke nxjerrë trafikanëtë nga kryeministria për t'i dërguar te 313
" deklaroi Basha.

Nga çadra e protestuesve të opozitës, edhe paradite kryetari i PD, Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të tij me segmente të krimit të organizuar.
 
Kreu i PD prezantoi dhe platformën e demokratëve për të luftuar krimin dhe kultivimin e kanabisit, përmes krijimit të Xhandarmërisë kombëtare e cila sipas tij, në bashkëpunim me FA dhe Policinë
 
"Kupola e krimit është e lidhur direkt me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në 4 vjet shkatërruan një shtet të tërë, duke e kthyer Shqipërinë në hambar droge. Oficerët e ndershëm janë spastruar nga policia, ndërsa në krye të saj tashmë janë njerëz të lidhur me krimin.
 
Kriza ekonomike po përkeqësohet, papunësia në nivele dramatike, rinia në dëshpërim të thellë, shërbimet publike janë të asgjësuara dhe vendi është në zgrip të një humnere katastrofike, ekonomike, psikologjike, sociale e politike. Ky është produkti i republikës së krimit, drogës. Asnjë shqiptar i thjeshtë nuk ia pa hairin, me përjashtim të një grushti qeveritarësh të lidhur me krimin, me në krye me kryeministrin janë akuzuar si konsumuesit më në zë të drogës në ballkan.
 
Me paratë e drogës, narko-trafikut duan të blejnë paratë e shqiptarëve. Republika e krimit e ka jetike të investojë një pjesë të parave të drogës që ta mbajnë gjendjen siç është që të vazhdojnë të mbjellin drogë.
 
Kjo është një betejë ekzistenciale dhe historike",
u shpreh Basha, ndërsa akuzoi Ramën dhe Tahirin edhe për arratisjen e Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj.
 
Basha akuzoi gjithashtu se Kelmend Balili nuk arrestohet për shkak të lidhjeve të tij me qeverinë.
 
Sa i takon drogës, Basha tha se PD do krijojë Xhandarmërinë kombëtare nëse do vijë në pushtet. Sipas tij, Xhandarimëria do ketë për funksion asgjësimin e krimit dhe parcelave me kanabis.
 
"Do krijojmë Xhandarmërinë kombëtare, një bashkëpunim mes Forcave të Armatosura dhe Policisë për të mundësuar që mijëra bijë dhe bija shqiptarësh me përgatitjen e duhur, me investimet nga taksat, të marrin pjesë dhe të kenë përgjegjësinë e tyre përkrah policisë për të siguruar rendin në luftën kundër drogës në çdo pëllëmbë të republikës së re. Ne do të rikthejmë kontrollin e vërtetë të territorit. Do të rikthejmë kontrollin e kufijve që Shqipëria të jetë një vend i sigurt, të ketë sipërmarrje të sigurta nga mëngjesi e deri në darkë", tha Basha.
 
Kreu i opozitës solli në vëmendje edhe njëherë tjetër kushtin e opozitës për të dalë nga protesta, qeverinë teknike.
 
"Me një qeveri teknike do t'i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme ku qytetarët të vendosin për fatet e tyre dhe të fëmijëve të tyre, të vendosin për një qeveri të lufton drogën, për t'i dhënë Shqipërisë perspektivën europiane. Do të angazhohemi në luftën kundër krimit me zero tolerancë. Siç ia dolëm ta fusim Shqipërinë në NATO, të heqim vizat, bashkë do ia dalim ta fusim Shqipërinë në BE, duke luftuar pa mëshirë narkotrafikun", tha Basha.  

Protestuesit 'tymosi hashash' drejt kryeministrisë

Më pas protestuesit e opozitës kanë marrë një pajisje me ajër të presionuar dhe më të kanë improvizuar nje cigare me hashash duke keshtu 'tymosur hashash' në drejtim të godinës së kryeministrisë. Sipas tyre vendi është mbushur me drogë, dhe mielli e tymi sot simbolizonin lëndën narkotike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh