Protesta, Basha: Populli vendos
kur do mbarojë, mos provokoni!

Protesta, Basha: Populli vendos<br />kur do mbarojë, mos provokoni!
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se protesta nesër do të nisë në orën 12:00, ndërsa për mbarimin e saj do të vendosin qytetarët.
 
Basha gjithashtu i ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë protestuesit, pasi do të përballet me pasojat nëse e bën një gjë të tillë, pasi tubimi do të jetë paqësor.
 
"Fillimi i protestës është përcaktuar në orën 12:00, ndërsa qytetarët do të vendosin kohëzgjatjen e saj.
 
Policisë po i përsëris që të mos provokojë përndryshe do të përballet me pasojat. Jam i bindur se dita e nesërme do të jetë festë demokracie për t'i dhënë fund të keqes
" deklaroi ai pas takimit aleatët dhe me të rinjtë e PD.
 
Pavarësisht se Basha tha se protesta do të jetë paqësore, deklarata se nuk dihet se kur do të përfundojë dhe se do të jetë në dorë të qytetarëve paralajmëron se nesër protesta mund të dalë jashtë parashikimeve.
 
Më pas Basha ftoi edhe njëherë qytetarët që të jenë pjesë e protestës nesër për të ndaluar të keqen, që sipas tij po e kanos Shqipërinë nga qeveria.
 
"Nesër do të jetë një ditë feste për demokracinë, do të na bashkohen njerëz nga të gjitha kategoritë.
 
Jam shumë i inkurajuar, rruga e vetme për të garantuar të drejtat e qytetarëve janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
 
Nesër me fuqinë e madhe të bashkimit përmes një proteste madhështore, paqësore do t'i tregojmë cdo shqiptari dhe botës mbarë që do të jetë me sytë te ne se shqiptarët kanë të njëjtat vlera ndaj të ardhmes së fëmijëve të tyre.
 
I ftoj të gjithë të vijnë me familjen në protestë, do të jetë bashkim madhështor
" përfundoi ai.
 
Policia ka angazhuar mbi një mijë forca për mbarëvajtjen e sigurisë pas informacioneve për provokime të mundshme.
 
Policia e Tiranës ka dhënë 'OK' për protestën për 4 orë nga ora 12:00 deri në 16:00.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)