Protesta, Basha pret në zyrë 
ambasadorin rus, Karpushin

Protesta, Basha pret në zyrë <br />ambasadorin rus, Karpushin
Pas takimeve që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë, ku sërish mungoi Romana Vlahutin, Lulzim Basha ka pritur në zyrën e tij, ambasadorin e Federatës Ruse Aleksandër Karpushin.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga zyra e shtypt pranë PD. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, thuhet se "gjatë takimit Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend".

"Z. Karpushin nga ana e tij nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qendron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera"
, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.

Basha dhe Karpushin kanë diskutuar edhe për zhvillimet në rajon.

"Zoti Basha theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni përmes aplikimit të dygjuhësisë nga Federata Ruse do të rihapnin një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale".

Sa i takon marrëdhënieve mes dy vendeve, PD ka njoftuar se ambasadori Karpushin theksoi se Federata Ruse vlerëson se ekzistojnë mundësi të pashfrytëzuara për të rritur bashkëpunimin ekonomik pragmatik mes dy vendeve tona dhe shpreson se në të ardhmen të punohet për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi.

"Karpushin shprehu besimin se një impuls të fortë shkëmbimeve dypaleshe ekonomike do t’i japë takimi në muajin prill në Tiranë i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, si dhe sesioni i ardhshëm i këtij Komisioni qe pritet të mbahet ne vjeshtë, kur të formohet qeveria e re shqiptare.

Zoti Basha dhe ambasadori Karpushin vlerësuan si konstruktiv një komunikim të tillë dhe vlerësuan se pikëpamjet e ndryshme në disa çështje nuk duhet të pengojnë përpjekjet për të eksploruar fusha të bashkëpunimit reciprok"
, vijon më tej njoftimi për media i zyrës së shtypit pranë PD-së.​ 

basha karpushin
(Lulzim Basha dhe Aleksandër Karpush)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro