TIRANË - Disa akte-ekspertimi që tregojnë vlerën e dëmit të shkaktuar gjatë protestës së PD dhe disa fatura pagese të kryera nga ana e Bashkisë së Tiranës, janë administruar në dosjen penale, që prokuroria po heton lidhur me gjobën administrative që bashkia e Tiranës ka vendosur ndaj subjektit politik “Partia Demokratike”. Në këto akte ekspertimi që janë kryer nga ana e ekspertëve të ministrisë së Brendshme, përcaktohet dhe shifra e saktë e dëmit financiar të shkaktuar nga demostruesit e opozitës në muajin nëntor të 2015.
Po kështu Bashkia e Tiranë ka depozituar në prokurori disa fatura pagesash që bëjnë fjalë lidhur me pagesat që ky institucion ka kryer tek subjekte të ndryshme me qëllim, rikuperimin e këtyre dëmeve. Të gjitha këto dokumente janë administruar në dosje, ndërkohë pritet që javën që vjen prokuroria do marrë në pyetje drejtorin e policisë Bashkiake të Tiranës dhe shefen e kabinetit të kësaj bashkie, pasi sipas dëshmisë së inspektorit Besmir Karaj kanë qënë këta personat që ai u ka dhënë bllokun e ngjarjes, mesditën e të premtes kur është zhvilluar protesta e PD.
Firma e Karajt, shkrimi ndryshon
Ekspertiza grafike kryer shkrimit që ka përpiluar gjobën 163 milion lekë të vjetra kundër Partisë Demokratike, ka dalë në konkluzjonin se, gjoba e bashkisë së Tiranës është e falsifikuar. Me këtë konkluzjon është njohur dhe prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit penal që ka bërë inspektori i Policisë Bashkiake Besmir Karaj.
Hetimet tashmë kanë nëvejojë për pyetjen e eprorëve të Karajt, duke filluar nga Drejtori i Policisë Bashkiake, shefja e kabinetit pranë kësaj bashkie e më tej.Nëse është e nevojshme,thonë hetuesit do të merret në pyetje edhe kreu i bashkisë Veliaj.Sipas akt-ekspertimit krahasues dhe grafik, rezulton se shkrimi i gjobës gjobë nuk është i punonjësit të Policisë Bashkiake Besmir Karaj, por ai është falsifikuar.
Sipas ekspertëve vetëm firma në fund të këtij procesverbali është e efektivit Karaj. Ai e ka pranuar këtë fakt para hetuesve, duke thënë se në punën e përditshme, blloqet e gjobave firmosen për të qëne të gatshme në momentin e konstatimit të shkeljes administrative dhe më pas plotësohet gjoba. Kjo do të thotë se gjoba është përpiluar dhe publikuar vetëm në media nga persona të tjerë, ndërkohë që firma ishte e inspektorit Karaj.
Tre fletë A4
Inspektori i bashkisë së Tiranës që mendohet se ka gjobitur me 163 milion lekë të vjetra Partinë Demokratike, është paraqitur pak kohë më parë në prokurori, ku ka mbushur tre fletë formati A4, me tekstin e shkruar në gjobën vendosur PD dhe në fund ka firmosur. Për gati 45 minuta Besmir Karaj ka qëndruar në zyrën e prokurorit të çështjes, duke hedhur në letër të bardhë shkrimin e tij. Në fakt sipas burimeve të prokurorisë, kjo është një procedurë për të zbardhur të vërtetën nëse Karaj e ka shkruar dhe firmosur ose jo gjobën.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com