I braktisur edhe nga militantët në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha thotë se ajo ishte një foltore ku mund të vinin ata që dëshirojnë. I pyetur nga gazetarët nëse është ai që nuk po frymëzon më, Berisha u shpreh se kjo nuk ishte një protestë kombëtare, ndonëse në fakt edhe protestat kombëtare para kryeministrisë i kanë dështuar pothuajse me të njëjtin nivel pjesëmarrjeje si një ditë më parë.

“Themeluan foltoren e parë parlamentaro-qytetare në historinë e vendit, para pallati të krimit. Dje PD nuk kishte thirrur miting, një foltore. Nëse ne vendosim për protesta masive, kjo bie ndesh me të parën. Pastaj të gjithë potencialet tona duhet të mobilizohen për protestat masive. S’ka qenë protestë kombëtare, do jetë foltore-parlamentaro qytetare. Vijnë ata që duan të vijnë”, tha Berisha.

Kreu i PD thotë se foltorja do të jetë zëri i qytetarëve që do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, si edhe zëri i deputetëve, duke akuzuar mazhorancën se nuk i lejon të flasin në Kuvend. Edhe njëherë tha se foltorja do “shpëtojë Shqipërinë”.

“Ajo ka qëllim që zëri i qytetarëve të kërkojë dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut, deputetëve që u mbyllet zëri në parlament, të vijnë të flasin para qytetarëve, shqiptarëve, ti paraqesin çështjet para kryeministrisë. Kjo foltore ka këto qëllime. Nëse foltorja e parë kishte qëllim ringritjen dhe shpëtimin e PD, kjo foltore shpëton shoqërinë shqiptare. Është tjetër”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Nesër në SPAK për 21 janarin/ Berisha trembet: Po, janë krim shtetëror...por pa dashje! ''Dumani përdori fletëthirrjen 2 javë për propagandë''