Protesta dhe bojkoti i studentëve, dekanati i Filologjikut merr vendim për shtyrjen e sezonit të provimeve

Protesta dhe bojkoti i studentëve, dekanati i Filologjikut merr vendim për shtyrjen e sezonit të provimeve

Foto ilustruese

Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë këtë të hënë mori miratoi vendimin për përshtatjen e strukturës mësimore për zëvëndësimin e orëve të humbura të mësimit për situatën e krijuar në universitete gjatë dhe pas protestës studentore, si edhe për të  menaxhuar  situatën  në lidhje me  këtë rast për studentët.

Sipas njoftimit të Dekanatit bëhet me dije se mbi  bazën e strukturës së  përshtatur të studimeve për vitin akademik 2018-2019,  miratoi vendimin për shtyrjen e periudhës mësimore për simestrin e parë të studimeve deri më datë 03 mars të këtij viti,  ndërsa në vendim tregohet edhe si do të procedohet më tej për këtë vit akademik për studentët.

Përmes një vendimi që mban firmën e dekanit të këtij fakulteti të hisrtorisë dhe filologjisë  është vendosur që periudha e mësimit të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti, ku mësohet se  mësimi do të zhvillohet  edhe gjatë fundjavës. sa i përket sezonit të provimeve,  me anët këtij vendimi ai mendohet të shtyhet  pas datës 4-24 mars. Ndëkohë mësohet se sipas këtij vendimi periudha e mësimit për semestrin e dytë do të jetë: 25 mars -23 qershor 2019.

Ky hap vjen pas bojkotit të mësimit prej një periudhe kohore nga ana e një grupi të studentëve dhe pedagogëve të cilët kanë vijuar të  protestojnë, ndërsa asambleja e pedagogëve të Filologjikut ka zhvilluar para pak ditësh dhe  një mbledhje ku u përcaktua se se në javët në vijim,  do vazhdohet të protestohet 1 herë në javë për të kundërshtuar politikat aktuale arsimore. (Lexo ketu)

Vendimi i plotë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë:

Vendim nr.3 mbi strukturën e përshtatur për vitin akademik 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve mësimore të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen e datës 11.02.2019, miratoi përshtatjen e strukturës si vijon:

1. Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës-akademike. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv-dekanët përgjegjës deri më datë 13.03.2019.

2. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14.00.

3. Sezoni i provimeve do të jetë në periudhën 04-24 mars 2019. Përgjegjësit e departamenteve dhe Sekretaria Mësimore, pas konsultimit me studentët dhe pedagogët, do të shpallin menjëherë datat e provimeve.

4. Viti i dytë i Masterit Profesional Mësuesi, nuk do të ketë sezon provimesh, por do t’i zhvillojë ato në fundjavë, gjatë periudhës së praktikës profesionale.

5. Periudha e mësimit për semestrin e dytë do të jetë: 25 mars — 23 qershor 2019. Do të mbahet mësim edhe të shtunave, deri në zëvendësimin e dy javëve mësimore, në oraret e përcaktuar nga përgjegjësit e departamente, pas konsultimit me studentët, stafet akademike dhe ato ndihmës- akademike.

6. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 19. 20, 21 qershor, pas orës 14.00.

7. Sezoni i provimeve të semestrit të dytë do të jetë në periudhën 24 qershor – 14 korrik 2019.

8. Datat e riprovimeve për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe të dytë Master do të jenë: 15, 16, 17 korrik.

9. Diplomat në Bachelor: datë 19.07.2019

10. Diplomat në Master Profesional: datë 20.07.2019

11. Diplomat në Master të Shkencave: datë 21.07.2019

Gjithashtu, dekanati u shpreh për:

– mos penalizimin e studentëve për mungesat në mësim gjatë periudhës së protestave, pasi orët e mësimit do të zëvendësohen; – përshtatjen e agjendës së personelit ndihmës-akademik për periudhën në vijim, duke parashikuar praninë në punë edhe gjatë fundjavave, deri në përfundim të semestrit të parë, si dhe të shtunave gjatë semestrit të dytë. Administratorja t’ i kërkojë Bordit të Administrimit të UT-së vlerësimin financiar të punës jashtë orarit për personelin ndihmës akademi.

 

Vendimi i Fakultetit te Historisë dhe Filologjisë

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 11/02/2019 16:51

    Po për lristat e leshitdhise nuk do këtë lëshime me shume, psh. Mos të futen në provim farë, të shkojnë 12 ditë në haremin veror të Jales dhe të hardallosen mirë,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës

Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës