Protesta, dita e 5, Basha:Ramës
e Metës do u ngecë darka në fyt

Protesta, dita e 5, Basha:Ramës<br />e Metës do u ngecë darka në fyt
TIRANE-Protesta e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ka hyrë sot në ditën e peste.
 
Edhe mbrëmjen e djeshme mbështetësit brenda dhe jashtë çadrës së ngritur para Kryeministrisë, e kanë kaluar kohen duke luajtur letra, shah dhe domino, ndërsa herë pas here merrnin fjalën për të mbajtur lart atmosferën.
 
Po ashtu, brenda çadrës dëgjohej muzikë e lartë, ndërsa qytetaret hynin e dilnin, duke biseduar e madje edhe duke kërcyer nën ngrohëset me gaz.
 
Demokratet shprehen të vendosur te mos e mbyllin protestën, deri ne krijimin e një qeverie teknike, qe sipas tyre do te siguroje zgjedhje te lira e te ndershme ne 18 qershor.



Zhvillimet minutë pas minute nga dita e pestë e protestës së PD

Ora 22:55 PD bojkoton Kuvendin, 'seancë' paralele te çadra në Bulevard

Partia Demokratike ka bojkotuar zyrtarisht punimet e Kuvendit, ndërsa kryetari i PD ka ftuar të gjithë deputetët që t'i bashkohen protestës së PD te çadra përpara Kryeministrisë. 

Kësisoj, demokratët do të zhvillojnë një seancë paralele përpara mbështetësve të tyre në Bulevard. 

"Nesër në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë, nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bëjë seancën parlamentare këtu, me qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë këtu. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin që nuk i ka borxh këtij populli, i siguroj se qytetarët do t’i respektojnë nëse vendosin të jenë pjesë e këtij Parlamenti të vërtetë. Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë e të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullor, janë 19 deputetët me rekordet kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti. Deputetët e tjerë nesër kanë një mundësi për të vendosur duke zgjedhur, a do të jenë këtu në Parlamentin e vërtetë, në demokracinë direkte në auolën tonë apo do të jenë në Parlamentin kukull, fasadë. Kush është me popullin të vijë te populli. Kush është me krimin të rri atje deri sa populli t’i nxjerrë”
, u shpreh Basha.

Ora 18:40 Basha me studentët: Nuk tërhiqemi deri në fitore
Kreu i PD ka deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në fitore. 

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët që marrin pjesë në protestë, Basha tha se qeveria teknike është vetëm hapi i parë për ndërtimin e një qeverie tjetër, e cila sipas tij do të jetë shumë e ndryshme nga “Republika e kanabisit, drogës dhe krimit”.

"Nuk do të pranojmë këtë republikë të kalbur, t’i kthejmë popullit republikën e Lirisë. Qeveria teknike është vetëm stacioni i parë, ne po hedhim themelet për një qeveri tjetër, dhe sa më takon mua nuk do të ketë asgjë të përbashkët me republikën që do të përmbysim.  Ne jemi të vendosur për ta hedhur nga themelet këtë qeveri të korruptuar", tha Basha. 

Ora 18:30 Mbërrin në çadrën e PD kryedemokrati Basha

Ora 13:01 Topalli i kthen përgjigje eurodeputetit: Nuk kthehemi në Kuvend
Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, Jozefina Topalli ka kthyer një përgjigje ftesës së eurodeputetit gjerman Flekeshtain për t'u rikthyer në Kuvend.
 
Topalli deklaron se nuk jemi në kushte normale se vendi qeveriset nga droga dhe kriminelët, prandaj nuk do të rikthemi në Kuvend pa u larguar kjo qeveri.
 
"Ky është një fillim që unë besoj dhe uroj që të shumëfishohet në vazhdim pa u shkëputur nga qëndresa para Kryeministrisë" tha ajo.
 
E pyetur për deklaratën e Flekeshtain se Berisha duhet t'i lerë përrallat sorosiane, Topalli tha se jemi në liri dhe jo në kohën e diktaturës dhe cdo kush duhet të thotë atë që mendon.
 
Intervista e Topallit
Eurodeputeti kërkoi që të riktheheni në Kuvend....
I kuptoj ndërkombëtarët, pasi në kushte normale kjo është zgjedhja, por po të ishte kështu po, por nuk jemi në kushte normale.
 
Është një zgjedhje që as mua nuk më pëlqen, por është në një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Këtu lirohet vrasës, organizata 'Hakmarrja për Drejtësi' na jep leksione si duhet të bëjmë drejtësi.
 
Gjatë takimeve këtu shikoni fytyrat e tyre, nuk ka shpresë dhe mirëqenie, është dhimbje që thërret për cilindo që ka shpirt.
 
Varfëria nuk është një element i ri....
Por ka arritur në një pikë që duket se nuk mbanë më, ka një shtresë këtu që është po aq e varfër sa në kohën e Hoxhës.
Varfëria ekstreme është katërfishuar.
 
Pra nuk do ta dëgjoni mesazhin e Eurodeputetit?
E dëgjojmë me respekt, por unë nuk jemi në kushte normale, pasi këtu vendos droga dhe lirohen bandat më të rrezikshme.
 
Flekeshtain tha se Berisha duhet të mos merret me përralla sorosiane, cfarë mendimi keni?
Mendoj që jetojmë në liri dhe askush nuk duhet ti thotë dikujt cfarë duhet të thotë, këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës

Ora 11:30 Basha: Kam një mesazh për analistët që kërcejnë 'hu më hu'
Përveç Ramës dhe Metës, Basha ka lëshuar akuza edhe ndaj analistëve, që sipas tij kërcejnë 'hu më hu' se asgjë nuk do të jetë si më parë.
 
"I them Edi Ramës dhe analistëve që kërcejnë 'hu më hu' se asgjë nuk do të jetë më si më parë" deklaroi kreu i PD.

Ora 11:10 Basha me naftëtarët: Nuk ka pazare vetëm qeveri teknike
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk do të tërhiqet nga kauza për qeveri teknike dhe shtoi se Rama dhe Meta duhet të dëgjojnë mirë këtë dhe jo një por 10 darka të hanë bashkë nuk do të ketë kthim pas nga opzita.
 
Basha gjatë fjalimit para naftëtarëve tha se nuk do te kete kthim ne Kuvend pa u plotesuar kushtet e opozites.

"Kjo që ka nisur nuk ndalet. Do i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje.
 
Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do i ngelet në fyt.
 
Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare
" deklaroi Basha gjatë takimit me naftëtarët e Ballshit në çadrën para Kryeministrisë.

Gjatë fjalimit të tij para naftëtarëve që i janë bashkuar protestës së PD, Basha akuzoi se "150 milionë dollarë në vit nga nafta, por pavarësisht se nxirret me mund dhe djersë, por sot naftëtarët janë të braktisur dhe përbuzur.
 
Qindra milionë dollarë nuk shkojnë për rrogat e naftëtarëve, por i vjedhin një grusht derrash të pangopur.
 
Këta derra hajdutë kanë frikë nga zgjedhjet e lira dhe gjykimi i fierakëve dhe naftëtarëve dhe kjo është arsyeja sepse me lekët që vjedhin nga nafta duan të blejnë zgjedhjet e ardhshme.
 
Duan të jenë ata që emërojnë drejtorët e Albpetrolit dhe jo populli. Do të jem me ju deri në fitore, sepse me fitoren e zgjedhjeve mos bëjmë thjeshtë një rrotacion politik, por të hapim një kapitull të ri për demokracinë.
 
Naftëtarët kurrë nuk do të jenë të harruar dhe nën tutelën e oligarkëve
" deklaroi Basha.

Basha u bëri thirrje të gjithë naftëtarëve që të ngrihen në protestë, e cila do të përfundojë me rrëzimin e qeverisë.
 
"Paratë nga nafta do të shërbejnë për të rritur rrogat tuaja dhe përmirësimin e jetesës në zonat tuaja.
 
Milionat e naftës kurrë më nuk do të përfundojnë në xhepat e derrave.
 
I bëj thirrje cdo punonjësi të ngrihet akoma më mirë të vijnë këtu dhe të bashkohen me këtë valë të madhe popullore për një qeveri që mendon për j
u" deklaroi ai.

Ora 10:10 - Naftëtarët e Ballshit në protestën e PD
naftetaret te protesta opozites

Ora 10:10 Igli Cara: LSI? Nuk duam paterica
Deputeti i PD, Igli Cara u shpreh për Report Tv se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit të tyre që është qeveria teknike.
 
"Në 2007 Rama shty zgjedhjet me dy muaj për ato probleme që dolën atëherë.
 
Ne nuk kërkojmë pushtet, por zgjedhje të ndershme. LSI? Nuk duam paterica për qëllim tonë, cdo forcë mban qëndrimin e saj
" deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)