Protesta e 11 Majit/ Bardhi: Merrni edhe socialistët, 3 gjërat që ka fituar PD-ja nga 3 muaj tubime

Protesta e 11 Majit/ Bardhi: Merrni edhe socialistët, 3 gjërat që ka fituar PD-ja nga 3 muaj tubime

TIRANE-Gjatë një takimi për anëtarësimet e reja në degën nr. 4 në kryeqytet, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 11 majit para Kryeministrisë në protestën e katërt kombëtare kundër qeverisë Rama.

 "Mos ngurroni të kontaktoni edhe socialistë, edhe njerëz pa parti . Trokisni në çdo derë, sepse shumë prej tyre janë të zhgënjyer dhe kanë dyfish arsye për të protestuar deri në largimin e atij që keqpërdori besimin e tyre, i mashtroi dhe i vodhi. Edi Rama ka 21 vjet në politikë, por ai është një nga politikanët me më shumë eksperiencë politike që i ka dhënë më pak Shqipërisë.  Sa herë ka qeverisur, ka bërë vetëm dëme".

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se këto 3 muaj betejë përkrah qytetarëve dhe pa imunitet parlamentar, kanë sjellë 3 efekte pozitive.  "Zëri i shqiptarëve që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokraci të vërtetë europiane është dëgjuar në mbarë botën, besimi tek PD është rritur si kurrë me parë dhe, paralelisht me të, është rritur frika tek Edi Rama, i cili e di më mirë se kushdo se pushteti i tij kriminal është drejt fundit.

Sot i vetmi që ka frikë është Edi Rama. Në një kohë kur BE kërkon luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në vend që të forcojë masat ndëshkuese për të korruptuarit dhe anëtarët e krimit të organizuar, ka një javë që flet se sa do ta shtojë dënimin për ata që protestojnë. A thua se po tremb ndonjërin nga ju.

Përgjigjen më të bukur ia dha një i ri nga Lezha, që i bashkohej Partisë Demokratike. Nuk ishte më shumë se 25 vjeç. Ai i tha Edi Ramës se nuk tremb askënd me burg dhe nëse do të duhet që për demokracinë unë ai të shkojë në burg,unë - tha i riu- jam i pari që do të shkoj në burg
"- u shpreh Gazment Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • banalu: 09/05/2019 19:41

    Socialistet nuk kan nge te merren me ty por vtej se çdo dite po ju rallohet dhe antarsia epd

    Përgjigju
  • i habituri: 06/05/2019 16:53

    Me berfason idiotesia e ketyre shefave te pd-s,por me shume me ngjall cudi e keqardhje injoranca e ushtareve te rinj qe pranojne te rreshtohen ne kete kapanon te djegur perfundimisht

    Përgjigju
  • Donela: 06/05/2019 16:49

    Te pafytyre e te pacipe,PD-LSI bande ne vetshkaterrim!

    Përgjigju
  • Populli: 06/05/2019 16:41

    Si nuk ke nje fije turp ti pede i Kavajes,do vijne sicialistet per fytyren tende i pacipe???

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 06/05/2019 16:36

    O zonja Ema bubullima dhe rrufeja jane pak por u hapte toka dhe ti perpije

    Përgjigju
  • Ema: 06/05/2019 16:15

    Me 11 maj rencin rrufe e shiu ju mbyt ishalla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen kokë më kokë dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)