Protesta e 16 shkurtit/ Braimllari: Rama terror administratës për të marrë pjese në antimitingun e Vlorës

Protesta e 16 shkurtit/ Braimllari: Rama terror administratës për të marrë pjese në antimitingun e Vlorës

Endrit Braimllari, deputet i LSI-së

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari doli këtë të premte në një deklaratë për mediat ku u bëri apel të gjithë qytetarëve të bashkohen nesër me protestën e opoztiës , që do të zhvillohet para Kryeministrisë.

Gjatë fjalës së mbajtur Braimllari akuzoi Kryeministrit Rama, se me qeverinë e tij  ka ndërtuar një sistem antivlerash, korruptiv dhe kriminal dhe se prandaj sipas tij nesër çdo qytetar duhet të ngrihet për të luftuar të keqen që ka mbërthyer vendin .

Sipas Braimllarit, Rama po zhvillon një antimiting duke përdorur mesazhe për t'i bërë presion administratës publike duke përplasur qytetarët shqiptarë me njëri- tjetrin, me synim mbajtjen e pushtetit të tij kriminal.

Apeli ynë për protestën e ditës së nesërme, është cilido qytetar që kërkon të luftojë të keqen, të vijë të bashkohet me protestën qytetare. E keqja, krimi, korrupsioni, përdhunimi, hajdutëria, varfërua ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Frymëzuesi, nxitësi dhe përkrahësi i së keqes në këtë vend.Anti-mitingu i  Vlorës, është rikthimi i praktikës së errët të viteve ’90, ku anti-mitingjet synonin përçarjen dhe përplasjen e shqiptarëve me njëri-tjetrin. Mesazhe pafund presioni , po i dërgohen administratës publike në të gjithë jugun, ku i kërkohet që të marrin pjesë në anti-mitingun e Vlorës.Edi Rama si një monstër politike, po i bën presion të gjithë administratës, vetëm për të mbajtur pushtetin e tij kriminal që buron nga krimi i organizuar , korrupsioni dhe deformimi i votës së qytetarëve,  e cila u vërtetuar publikisht nga përgjimet zyrtare të Prokurorisë nëpërmjet dosjes 339.

Endrit Braimllari, deputet i LSI-së

"Protesta e ditës së nesërme në orën 11 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është protestë edhe për të mbrojtur administratën publike nga ky kryeministër anti-kombëtar, që mjetin e vetëm për të mbajtur pushtetin, ka terrorin dhe presionin me bukën e gojës së qytetarëve.Ndaj ftoj të gjithë qytetarët të na bashkohen në protestën e ditës së nesërme me vendosmëri, me qytetari dhe solidaritet kundër një sistemi antivlerash, korruptiv dhe kriminal që Edi Rama ka ndërtuar në vend", u shpreh mw tej Braimllari.

Të shtunën, rreth orës 11:00 do të zhvillohet protesta e opozitës ku sipas deputetëve të saj pritet të ketë një numër të lartë pjesëmarrësish.  Policia ka njoftuar në lidhje me gadishmërinë dhe masat e marra, ndërsa priten të bllokohen edhe disa akse rrugore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen