TIRANE- Protesta që do të organizojë Partia Demokratike në 20 shkurt në Tiranë duket se është e mirë-organizuar nga drejtuesit e partisë shumë kohë më parë. Menjëherë pas dështimit të protestës së parë për zgjedhjet e 3 nëntorit në Korçë, PD-ja dukej vazhdimisht e dyzuar në vendimet e saj për të dalë sërish në sheshet e kryeqytetit për të zhvilluar tubime të tjera anti-qeverirare.
Por për rastin e 20 shkurtit struktura organizative e PD-së i ka marrë masat që kohë më parë duke marrë spunto edhe nga zhvillimet e ndodhura në rajon dhe më gjerë. Konkretisht në datën 26 dhjetor të vitit që lamë pas, ishte Sali Berisha ai i cili paralajmëroi se vitit 2014 do të ketë një valë të fuqishme protestash në të gjithë vendin, ku si shkak kryesor kishte vendosur çështjet ekonomike.
Ai e publikoi deklaratën e tij duke u bazuar tek shkrimi i gazetës “The Economist” duke pohuar se Shqipëria do të përfshihet në një valë të gjerë protestash. Kjo shënoi edhe tentativat e para të ish-kryeministrit për të rrëzuar qeverinë pasi që pas asaj dite ai deklaronte vazhdimisht se shqiptarët duhet të protestojnë për të rrëzuar qeverinë socialiste, pavarësisht se s’kishte mbushur ende tri muaj në krye të pushtetit.
Organizimi
Që pas datës 26 dhjetor, Berisha filloi të intensifikonte përpjekjet e tij për të nxjerrë qytetarët në protesta, gjë kjo që u konkludua me një tjetër dështim, siç ishte tubimi kundër buxhetit vjetor 2014 dhe paketës fiskale. Por këto deklarata të ish-kryeministrit shkonin në një linjë kontradiktore me Bashën i cili zgjodhi vazhdimisht rrugën institucionale për të luftuar mazhorancën duke dalë shpesh herë edhe kundër ish-kryetarit të tij.
Kjo gjë u dallua në dy momente, e para ishte në fillim të mandatimit të qeverisë Rama ku në aulën e Kuvendit Berisha urdhëroi deputetët e PD-së që të bojkotonin, gjë kjo që u thye nga Basha pak ditë më vonë. Rasti tjetër ishte debati i zhvilluar rreth një muaj më parë, ku PD akuzoi PS e LSI se po bënin presion ndaj deputeteve femra në mënyrë që mandatet t’i merrnin meshkujt. Edhe në këtë rast Basha doli kundër Berishës duke deklaruar vetëm pak orë më vonë se PD do të luftojë mazhorancën në parlament.
Kësisoj dëshirat e vazhdueshme të kryedemokratit për të zhvilluar një opozitë të ashpër çuan edhe në një përplasje në vendimet që merreshin brenda partisë. Nga njëra anë ishte Berisha që largonte deputetët nga Kuvendi dhe nga ana tjetër Basha që i risillte ata. Por pas kësaj, ndërmjet Bashës dhe Berishës u gjet edhe konsensusi. Basha nga njëra anë pranoi që PD të zhvillonte protesta duke mbështetur Berishën, ndërsa ky i fundit kishte gati organizimin e saj. Kësisoj, edhe pse u duk e papritur deklarata e Bashës për të dalë në protesta, ajo kishte ditë që ishte “pjekur” brenda partisë, gjë kjo që u dallonte fare qartë edhe nga lëvizjet e shumta që militantët bënin brenda selisë së PD-së përgjatë muajit janar dhe shkurt.
Përhapja e lajmit
Duke marrë shkasë nga oranizmi i protestave kundër importit të armëve kimike, edhe Partia Demokratike po zhvillon një fushtë “elektorale” në mënyrë që të sjellin në sheshin e kryqytetit sa më shumë protestues. Fkati është se tani më strukturat e partisë nuk angazhohen me “mish e me shprit” për të mbledhur sa më shumë militant, por po merren kryesisht me përhapjen e lajmit të protestës në faqet e PD në rrjetin social “facebook”.
Edhe pse kjo duket një gjë krejt normale, postimet e faqeve të ndryshme të PD-së nxisin dhunë, diçka kjo që nuk i shërben përgatitjes së një tubimi. Në këto deklarata në internet publikohen foto të vazhdueshme të rrëzimit të ish-diktatorit Enver Hoxha, ku tek fytyra e bustit është vendosur foto e Kryeministrit Edi Rama. Veç kësaj, ka edhe raste kur faqet e shumta në “facebook” të cilat janë nën siglën e PD-së kërkojnë që në tubimin që do të zhvillohet në 20 shkurt të rrëzohet qeveria, gjë që sërish lë të kupthet se në qarqet opozitare po po bëhen tentavia për të organizuar një protestë dhune në Tiranë.
Faqe të tilla janë si “PD-dega Fier”, “Partia Demokratike”, “Rilindja Demokratike” etj. Por krahas këtyre, ka edhe postime që nxisin emocione revoltuese siç ishte ai i mbrëmshmi i ish-kryeministrit Berisha ku thuhej se: “Të dashur miq, këtu më poshtë po ju njoh me mesazhin që mora sot nga Liridoni: ‘Për këtë foto më nxorrën nga puna sepse pronari ishte me PD, ndërsa unë te lokali i atij vajta me uniformën e PD-së para se të më vdiste babi mua, ai nuk e jepte as me lek votën ndaj PS, ishte demokrat me taban’.
I dashur Liridon, nderimin tim më të madhë për ty dhe kujtimin e babait tënd, të gjithë demokratët e demokratat shqiptare janë me ty, krenohen me ty dhe të gjithë ata dhejtra e mijëra vajza dhe djem, burra dhe gra që persekutohen sot, përzehen nga puna për bindjen e tyre politik nga regjimi mafioz neobllokmenëve të rinj. Protesta mbarë popullore kundra mashtrimeve elektorale, papunësisë, luftës së klasavem kleptokracisë, regjimit të tritolit, është vendimtare për demokracinë dhe vlerat e saj”.
Figurat
Duke qenë se kreu i PD-së nuk është i “stërvitur” me tubime partiake, pritet që në krye të protestës të vendosen figura të vjetra të partisë të cilat kanë shumë eksperiencë nga protestat e shkuara të Partisë Demokratike si ajo e 14 shtatorit 1998. Këto persona janë Berisha, Topalli, Imami etj që do të vendosen në krah të kryetarit të tyre. Kësisoj këto figura do të udhëheqin të gjithë protestën e cila sipas kreut të Partisë Demokratike do ta shkundi fuqishëm qeverinë.
Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com