Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nga protesta 22 dhjetorit, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" para Kryeministrisë, do të bllokohet për të paktën 3 javë radhazi.

"U garantoj se PD do të përdorë të gjitha format e qendresës, të gjitha format e rezistencës gjer në largimin e tij. Por miq, në qoftë se më pyesni cila është më e mira, më kryesorja, zënia për tre javë e këtij sheshi. Kjo është. Këtu duhet të arrijmë ne. Këtu duhet të betohemi ne. Për këtë duhet të betohemi ne. Këtu duhet të vijnë njerëz të betuar për të shpëtuar vendin e tyre, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar familjen e tyre, për të shpëtuar të ardhmen e tyre. Si opozitë, ne paraqitëm para shqiptarëve programin më të shkëlqyer që kemi paraqitur ndonjëherë. Por natyrisht, miliardat, dhuna, terrori, policia politike e votës, të gjitha këto shkatërruan zgjedhjet dhe i shndërruan në farsë. Tani ne jemi vota, jemi guximi, jemi forca, jemi fitorja",- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Tkurren militantët, vetëm disa dhjetëra në protestë! Berisha: Nga 22 dhjetori bllokojmë 3 javë sheshin para Kryeministrisë, policia mori zvarrë Lapajn! 'Shqipëria Bëhet’ i liron Bulevardin