Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë

Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë

Protesta e 23 dhjetorit

TIRANË - Këtë të enjte 7 të arrestuarit nga protesta e PD dhe opozitës më 23 dhjetor dolën para gjykatës penale në Tiranë, e cila vendosi liriimin e tyre dhe vendosjen në masën 'detyrim paraqitje'. 

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Partia Demokratike, të cilët ishin në pritje të masës së sigurisë që do të merrnin 7 protestuesit, raporton gazetarja Keti Banushi. 

Opozita bllokoi trafikun në disa akse rrugore pasditen e të hënës. Për pasojë pati edhe përplasje me policinë, në disa prej akseve të bllokuara.

7 protestuesit e arrestuar që u liruan nga gjykata:

Romario Bilo, 27 vjeç,
Arif Hoxha, 21 vjeç,
Julian Çela, 27 vjeç,
Albin Cami, 25 vjeç,
Gëzim Sadikaj, 55 vjeç,
Vlash Gjonaj, 59 vjeç
Çlirim Kokaj, 31 vjeç

Pas mbarimit të protestës, policia arrestoi 7 persona, ndërsa 40 deputetë dhe funksionarë të PD dhe PL po hetohen në gjendje të lirë. Opozita bllokoi 5 pika të kryeqytetit nga ora 17:00 deri në orën 20:00 këtë të hënë, njësoj sikur kishte ndodhur më 26 nëntor të këtij viti.

21 persona po hetohen në gjendje të lirë. Policia i bëri thirrje opozitës dhe PD-së të mos bllokojnë qarkullimin rrugor pasi është vepër penale.

Sakaq, gjatë protestës së mosbindjes civile, pati dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku u përfshinë edhe deputetë e funksionarë të PD dhe PL. Flamur Noka në një moment goditi me grusht një efektiv, ndërsa nuk munguan fyerjet nga Belind Këlliçi drejtuar policëve. 14 nga deputetët e PL dhe PD pjesë e protestës po hetohen në gjendje të lirë.

Tjetër episod gjatë protestës ishte rasti i Agron Gjekmarkaj në zonën e Pallatit me Shigjeta, i cili nuk u ndje mirë dhe u rrëzua në tokë. Më pas u dërgua në spital. Sipas tij dhe PD-së ai u dhunua nga policia, por këta të fundit mohuan një gjë të lirë në një njoftim.

Deputetët e proceduar penalisht
 1- Flamur Noka 
 2- Xhelal Mziu
 3- Albana Vokshi
 4- Oerd Bylykbashi
 5- Flamur Hoxha
 6- Petrit Doda
 7- Agron Gjekmarkaj
 8- Elda Hoti
 9- Gazment Bardhi
10- Lefter Gështenja
11- Saimir Korreshi
12- Erisa Xhixho
13- Ina Zhupa
14- Ludovik Hasani

Lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 26/12/2024 16:57

    Gjykata ben mire qe liron fukarenjte dhe len jashte Noken qe goditi policin me grusht dhe u shpreh se nuk e njoh kushtetuten . Me mire dokorojeni dhe ulni autoritetin e shtetit. Nuk behet drejtesia keshtu se populli po talket me vendimet e juaja

    Përgjigju
  • Veri: 26/12/2024 13:47

    Ka çeço biçak

    Përgjigju
  • ISH USHTARAK IPARA VITEVE 1990: 26/12/2024 13:15

    Drejtësi mos u tallni me policin!!!E themë këtë se nuk JANË BUDALLENJ PUNONJËSIT E POLICIS QË I ARRESTOJNË.JU PROKUROR,GHYQTAR E KUDI UNË SE SI JENI ORGANIZUAR E KENI ATO TË ASHTUQUAJTURA LIGJE QË PËR INTERESAT TUAJA TË NGUSHTA E JEPNI DËNIMIN MAKSIMAL(PO TË DONI SHËMBUJ JU JAP N.Q.S.NUK I DINI.NË ELBASAN U VRA NJË MJEK DHE PAS 3 ,4,VJETËSH I GJETËT FAKTET PËR TË FAJËSUAR TË VDEKURIN E ÇFAQËSUAR VRASËSIN..MJË PYETIE PËRSE I DUHEJ ARMA ME VETE VRASËSËSIT???KUJDES MOS LUANI ME TË DREJTËN E TRUPROJES!!!!POR VJEN NJË DITË N.Q.S. I KTHENI NDERIN NDOKUJT PADREJTËSI ME TË CILËN THYENI PUNËN E POLICIS DO TU BIERI NË KOKË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen