Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, Berisha ‘shfrenon’ fantazinë: Vrasësi është në qeveri, mbulohet nga Rama

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka shfrenuar sërish fantazinë duke akuzuar se për vdekjen e 22-vjeçares nga Kenia është pjesë e qeverisw. Sipas Berishës, kryeministri Rama ka ndikuar në fshehjen e kësaj ngjarjeje pasi është në interes tij të mbrojë anëtarët e qeverisë.

 “Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë.

 ‘Hakmarrja për drejtësi’, 17 të vrarë të ekzekutuar, 28 plaçkitje me armë, thyerje bankash, arkash, drejtësia e re i dha pafajësinë. Edhe 17 lopë po të kishte vrarë një njeri do të kishte marrë një dënim. Kanë marrë 17 vetë dhe janë sot të gjithë për shkak të Edi Ramës dhe janë miq të Edi Ramës dhe të Olsi Ramës.


Lajmi kryesor:

3 marsi, Berisha kërcënon sërish: Do protestojmë, nuk do ketë paqe dhe stabilitet për Edi Ramën! S'e kemi shesh me lule betejën


G.MO/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë