Pedagogu Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen masivisht protestës, duke e cilësuar atë si një betejë për të ardhmen e vendit. Në fjalën e tij, ai u shpreh se është rritur në "sheshet e lirisë" dhe se do të vazhdojë të protestojë kundër asaj që e konsideron keqqeverisje.
"Është e ardhmja juaj, ndaj ngrihuni dhe ta fshijmë nga faqja e dheut këtë sistem. Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë në përballje me diktaturat dhe do të vdes po në sheshet e lirisë. Ambasadat e BE-së dhe SHBA-së, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeveri që po kriminalizon dhe dëbon shoqërinë. Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë, por mbjell vetëm krim dhe probleme edhe për BE-në dhe SHBA-në. Ju që protestoni meritoni titullin qytetar, ndërsa ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë",- tha pedagogu.
Lajmi kryesor:
Kërcënimet nga sheshi para Kryeministrisë: Të rrethojmë parlamentin e mos lejojmë deputetët! Thirrje protestuesve: Merrni vezë e miell me vete








