TIRANË- Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike duket se kanë stopuar, dhe Sali Berisha ditën e sotme i ka hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit”. Në një kohë kur Report Tv konfirmoi emrat e parë të dalë nga grupi i Enkelejd Alibeajt për disa Bashki, Sali Berisha i ka akuzuar si të “përdorur” nga Edi Rama me qëllim që të dëmtojnë Partinë Demokratike.
“PD do të dalë me 1 kandidat, çdo kandidat tjetër del në emër të Ramës për të dëmtuar PD”, tha Berisha.
Mes akuzave të ashpra, Berisha u ndal te Agron Kapllanaj, i cili ka shpallur kandidaturën për Bashkinë e Mallakastrës. Ai tha se ai është i shitur nga Rama, e ndërsa e fortë ishte edhe deklarata ku tha se kandidatët e Alibeaj blihen me pallate.
“Kapllanaj ka një listë shumë të gjatë tendera nga pushteti qendror dhe vendor, natyrisht është i detyruar, atë e telekomandojnë, atij i japin para, prapa kush e tha atë ‘1 votë, një pallat’. Një kandidat një pallat është në masën të paktën 80-90% është në masën e vërtetë. S’kanë asgjë të përbashkët me popullin opozita”, tha Berisha.
Nuk kishte si të mungonin edhe akuzat në drejtim të Lulzim Bashës që e akuzon si të përfshirë në Portin e Durrësit.
“Ai le ta thotë me emra nëse më akuzon mua, unë kam emra, Oltian Haxholli është administrator i kompanisë që zyrtarisht ishte e Emar në atë kohë”, tha Berisha.
Për protestën e 6 dhjetorit, e cila përkon edhe me samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të vijnë në Tiranë liderët europian, Berisha tha se ka marrë plotësisht dakordësinë e Ilir Metës, aleatit të tij më madh. Ndonëse Meta, nuk ka konfirmuar një fakt të tillë, Berisha thotë se ai i ka shprehur mbështetjen, teksa ka një ftesë publike për aleatët e tij.
"Ta them me përgjegjësi të plotë. Kam marrë plotësisht mbështetjen e Ilir Metës. Ftesa është për aleatët, çfarë vendimi marrin është e drejtë e tyre. Do jetë një protestë që nuk do të cenojë sigurinë e mysafirëve, por armiqësore ndaj Edi Ramës. Po punohet për një skenar nga specialistët dhe do të përpiqemi që opozita të përfaqësohet në mënyrën më dinjitoze, që zëri i tij të ushtojë jo vetëm në Tiranë dhe liderët e BE-së, por në mbarë botën”, tha Berisha.
Berisha tha se këtë protestë tashmë e përshëndet edhe komuniteti ndërkombëtar, e të cilit i garanton se do të jetë paqësore e nuk do të cenojë sigurinë liderëve europian, por do jetë armiqësore ndaj Edi Ramës.
Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, është cilësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, si “Mirel Mërtiri” i inceneratorëve, për qeverinë,
“Viktor Cervenaku është një Mirel Mërtiri në sipërmarrjen e Kokainës të qeverisë. Ai është një nënpunës në ndërmarrjen e qeverisë”, tha Berisha.
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatëve të nxjerrë nga grupi i Enkelejd Alibeaj. Ai tha se Kapllanaj është i shitur te Rama. “1 kandidat, 1 pallat”, tha Berisha duke thënë se ato po blihen nga Rama.
“A e di ti sa tendera ka fituar ai Kapllanaj, shifeni. Me dhjetëra tendera përfshi pallatet aty ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve, te ‘5 Maji’. Ka një problem statutor në PD, nuk ka forcë që ta tërheq PD nga tenderat, PD është ajo që merr përsipër të jetë opozitë e vërtetë dhe jo grupi i tendermenëve, sepse Kapllanaj ka një listë shumë të gjatë tendera nga pushteti qendror dhe vendor, natyrisht është i detyruar, atë e telekomandojnë, atij i japin para, prapa kush e tha atë ‘1 votë, një pallat’. Një kandidat një pallat është në masën të paktën 80-90% është në masën e vërtetë. S’kanë asgjë të përbashkët me popullin opozita”, tha Berisha.
Ky,sa here del e hab gojen,eshte fiks nje shuplake ne surrat te SPAKUT!!
PërgjigjuKush merr vota ma shume nga populli ai eshte opozite e vertete kane te drejte ta provojme Berisha dhe Ali Basha
PërgjigjuO non grata! pse tregon gjerat qe ke bo vete per blerjen e votave! Je ti me floririn ideatoret e blerjes se votave,tani lef si qen dhe akuzon te tjeret siç je mesuar tash 30 vite o i pa fyt***.
PërgjigjuPo myftar lumneshi jot me ndihmen tende e kalonte nga greku drogen dhe refugjatet qe kushedi sa vdiqen nga ky person qe esht krahu jot i djatht plehr.
Përgjigju