TIRANË- Partia Demokratike e Alibeajt tashmë ka gati një pjesë të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Pas Agron Kapllanajt, që ka zyrtarizuar vetë kandidaturën për Mallakastrën, Report Tv mëson ekskluzivisht disa emra të tjerë që do të garojnë nën siglën e PD së Alibeajt për bashkitë.
Gazetarja Danjela Maloku mëson se janë zyrtarizuar kandidatët për Kuçovën, ku do të garohet me Ilir Koxhaj, me profesion bankier. Në Dibër, Alibeaj do të kandidojë me kreun e Degës së PD atje Naim Gazidede ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun.
Ndërkohë sipas burimeve, për Bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës e Elbasan, ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat. Për të gjitha bashkitë, pritet që Alibeaj dhe grupi i tij të vendosin javën e ardhshme.