Protesta e 6 dhjetorit/ Ngjela: Lëvizje esatiste, Berisha kundër Perëndimit! Baçi: 'Non-grata' personale, nëse ka problem me ligjin të futet në burg

 

Avokati, Spartak Ngjela e ka quajtur ‘lëvizje esatise’ (tradhëtare) protestën e planifikuar nga Partia Demokratike për t’u mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën. Ndërsa deputeti i PD, Luan Baçi theksoi se protesta bëhej në të mirë të qytetarëve dhe se ishte një mikpritje për liderët e BE-së.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, avokati tha se kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ishte kundër perëndimit dhe historia do ta gjykonte opozitën për këtë lloj proteste që sipas tij ishte njësoj si të protestohej kundër anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Deri te pjesa e parë që është demokraci është e vërtetë. Kurse fakti që këtu është samiti i BE për të na futur në BE lëvizja është esatiste. Do ta kishte zili Esat Pashë Toptani që ka varrin në Beograd. Nuk duhej ta bënin këtë gabim sepse bëhet fjalë subjekt juridik si samiti europian. Pse do protestojnë? Kundër Europës? Kundër futjes së Shqipërisë në BE? Ose është i paaftë intelektualisht ose bën sikur nuk kupton. Ne nuk mund të na marrin për budallenj. Kreu i tyre nuk është me perëndimin, sepse është non grata atje. Më dëgjoni mua, merrni tufat me lule dhe shkoni atje, mos i shërbeni Esat Pashës. Ne shyqyr që po bëjmë një samit perëdimor këtu, këta kërkojnë të sjellin këtu Lindjen e Mesme. Kush është pro perëndimit nuk bën protestë në atë datë”- u shpreh Ngjela.

Ndërsa deputeti i PD, Luan Baçi tha se protesta bëhej për t’u treguar liderve të BE-së situatën ku ndodhet vendi ynë. Ai shtoi se data 6 dhjetor ishte përzgjedhur qëllimisht edhe si mikrpritje [ër liderët e Bashkimit Europian, duke theksuar më tej se gjykimi i protestës duhej të bëhej nga numri i qytetarëve që do të dalin atë ditë.

“Para se ne të vendosnim të jeni të sigurt se janë bërë edhe bisedime me qytetarë të tjerë dhe nuk kemi parë se kjo ka një efekt negativ, përkundrazi. Madje vetë liderët e BE-së janë shprehur se protestat ishin shpresë për civilizim. Vetëm opozita është institucioni i pakapur nga kryeministri. Ka një matës, janë qytetarët. Kjo do shikohet me pjesëmarrjen në protestë. Mos të harrojmë dy protesta shumë të fuqishme që janë bërë ajo e korrikut dhe e nëntorit që janë paragjykuar se nuk do kishin pjesëmarrje por kur panë me dhjetëra mijëra qytetarë të zhgënjyer, unë mendoj se të gjithë u dakordësuan mbi mënyrën sesi vepron opozita në këtë vend”-u shpreh deputeti i PD.

Sa i përket shpalljes non-grata të Sali Berishës, Baçi tha se kjo protestë nuk bëhej për interesa të kryeministrit dhe shtoi se nëse ky i fundit kishte probleme me ligjin atëherë lirshëm të arrestohej nga drejtësia por jo të kërkohej largimi i tij nga politika ndërkohë që sipas Baçit, Berisha ka mbështetjen e anëtarëve të partisë Demokratike.

“Puna e non-gratës është personale e Berishës, mua personalisht nuk më duhet fare çfarë është Berisha. Nëse ai ka problem me ligjin, drejtësia le ta marrë ta fusë në burg nuk kemi punë fare ne. Vetëm vota të largon nga politika. Ai me votë tregoi se është njeriu që ndiqet pas nga anëtarët e PD-së. Me votë tregoi sesi u mbështet nga ana e protestuesve në korrik dhe në nëntor”- u shpreh Baçi.

6 dhjetori është shpallur ditë pushimi për Tiranën në kuadër të masave të sigurisë të ndërmarra për vizitën e liderve të Bashkimit Europian. Ndërsa policia e ka refuzuar kërkesën e Berishës për mbajtjen e protestës para kryeministrisë, me argumentin se cënon sigurinë kombëtare. 

 

Video e plotë

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 30/11/2022 14:49

    Ky Esatist, e Edvin shkjaun shqipfolës si e shefë ti zotri Ngjela…?

    Përgjigju
  • Riku: 30/11/2022 14:39

    Po mire mo po kaq imitues i atij qe te ka paguar per keto analizat 2lekeshe je sa harron dhe perdor te njejten terminologji... po na hapet barkun se per esatiste jeni te gjithe bashke me ty qe ha nga te dy pushtetet kush te te ofroje me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë