TIRANE-Presidenti Ilir Meta në tubimin e pasdites së sotme të thirrur nga artistët u bëri thirrje protestuesve që të mos bien pre e provokimeve nga ata të cilët ai i identifikoi si talebanë, ndërsa kërkoi hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar.
"Mos u provokoni nga talebanët! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë". Në podiumin e improvizuar në shesh nuk kishte vend për Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin, ndërsa shprehën revoltën në prononcimet për mediat.
Ish-kryeministri Berisha bëri thirrje për mosbindje civile, ndërsa Lulzim Basha tha se do të mbështesë protestën e së mërkurës dhe të gjitha të tjerat nga artistët dhe qytetarët kundër qeverisë.
Pas përfundimit të protestës Lulzim Bashës është larguar në drejtim të selisë, ndërsa ka premtuar se do të vijojë që të mbështesë protestat e artistëve dhe të qytetarëve duke filluar nga e radhës që do të jetë ditën e mërkurë në orën 17:30.
"Opozita, Partia Demokratike do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe në krah të qytetarëve. Kudo që do të ketë protesta Partia Demokratike dhe opozita do të jetë në krah të tyre. Siç e patë sot, siç e pa e gjithë Shqipëria, shpresa e Edi Ramës që përmes frikës, terrorit dhe barbarisë do të shuante energjinë dhe dëshirën e shqiptarëve për ndryshim, mori fund.
Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i Teatrit, i kulturës, i artit, i guximit dhe i lirive të shqiptarëve, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe të teatrit që Edi Rama ka luajtur tash shtatë vjet me shqiptarët, me jetët e tyre, me ekonominë e tyre, me varfërinë, me papunësinë, me lirinë, me institucionet, me kushtetutën e vendit. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe do të jetë çlirimtar për shumicën dërmuese të shqiptarëve.
Ripërsëris edhe njëherë vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar, për t’i qëndruar kontratës së firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për rindërtimin e Teatrit në vendin ku ishte sipas të gjitha përcaktimeve, siç ishte nga jashtë dhe të modernizuar nga brenda dhe për dërgimin para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithsecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek punonjësit të cilët shkelën ligjin natën e barbarisë, por që sot tregoi se nisi një ditë e re shprese, një ditë e re besimi të shqiptarëve te njëri-tjetri, tek Shqipëria, te demokracia dhe tek e nesërmja që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit. Nuk do të kenë kohë të vjedhin 30 milion euro të shqiptarëve.
Nuk do të kenë kohë. Koha e tyre po mbaron dhe shqiptarët do të bashkohen që ato lekë t’ua kthejnë njerëzve që kanë më shumë nevojë, t’ua kthejnë të papunëve, t’ia kthejnë ekonomisë. Nuk do të ketë tjetër aferë 30 milionë euro zhvatje të parave të shqiptarëve për një apo dy oligarkë dhe xhepat e Edi Ramës dhe Erjon Velisë. Bashkë me betejën për demokraci do të fitojmë edhe betejën për t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve taksat e tyre dhe ekonominë e tyre" tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat nga protesta në mbrojtje të Aleancës për teatrin bëri thirrje për mosbindje civile për të rrëzuar Edi Ramën. "Sot narko-diktatori meriton Lanën, jo zyrën, pasi është pushtues, ai meriton të hidhet në Lanë, aty e ka vendin. Sot përveç Zotit dhe guximit të tyre nuk kanë asnjë mbrojtje tjetër. Skena të tilla kam parë vetëm në 1990. Le ta nisim këtë betejë. Duhet të bashkohemi të gjithë.
Ftoj cdo shqiptar të bashkohen. Një socialist më thoshte, m'u këptë dora që votova për atë. Më tha doktor të kërkoj të falur që votova atë. Këta rrinë se i lamë ne, por ne nuk duhet ti lëmë, të paguajmë cdo çmim për të çliruar Shqipërinë. Të gjitha format e mosbindjes civile. Qytetarët nuk kanë më ligje dhe drejtësi, armën më të fuqishme kanë guximin e tyre" tha ai.
Me një fjali shumë shkurt në rrjetet sociale, edhe pse është në terren në mesin e protestueve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkruan: Vandalët e shëmbën, por do ta ringrejmë sërish tempullin e këtyre kolosëve.
Ajo që vihet re është bluzja që ajo mban veshur, ku ka të stampuar portrete të aktorëve që kanë kontribuar për Teatrin. Kryemadhi ka stampuar fotot figurave të shquara si Naim Frashëri, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Violeta Manushi, Liza Vorfi, Prokop Mima, Bujar Lako, Agim Qirjaqi, Marika Kallamata,
Foto e publikuar nga presidenti Ilir Meta
Në një kohë që protesta ka rreth një orë që ka nisur, ku ka pasur një shashkë që ka plasur dhe disa ovacione kundër Bashës, presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë. Presidenti Ilir Meta nuk është i pranishëm në protestë.
"Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga Talebanët! Demokracia do Triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë", shkruan Meta.
Foto e publikuar nga presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta kërkon një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar, sipas së cilit është bërë në mënyrë të paligjshme, e ndërsa u ka bërë thirrje Aleancës, si organizuese e protestës, që të mos ii përgjigjen dhunës me dhunë.
" Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë", tha Meta.
Mos ja vini re. Ka rreshqitur me koh i shkreti. Po se fshiu kjo korona se do clirohej shqiperia.
PërgjigjuTe digjet Shqiperia.Ky eshte urdhri o dhene Bashes nga MICOTAKIS kur folen ne telefon para demonstrates se sotme sipas Gazetes sot .ky eshte Basha brek e byth me Agjenturen Greke dhe Bakojanis qe I fali Detin
PërgjigjuKalle, gurka flakën ke lek sa të duash vetëm fol! Kështu që ran dakord fakirat bashiçi dhe greku që Shqipëria të ndizet, sepse asnjeri nga këta nu e duan Shqipërin në BE ...!!!
Bravo artistet i lane si te dhjere Bashen dhe Moniken kokrrat e hajduteve dhe krimineleve
PërgjigjuKoke i dhjene dhe psjirren Monen Bashen Berishen Mediun?
Paska folë edhe Legeni Sali? Ky fundërrin që të gjitha të zezat ia pruri k ti vendi!
PërgjigjuJep doreheqjen o basha,,vendosni nje njeri te ndershem ne krye te partise,,,bamir topin ,,ose eduart selamin,,,dhe largo saliun,rulin,pollon,dumen,etj,ata qe kane qene te korruptuar,,keshtu do fitoni ne zgjedhjet e ardhshme....
PërgjigjuO PRESIDENT legen shpernda parlamentin ,,,apo ke bere mareveshje me kriminelin...
PërgjigjuSULM,,SULM DHE VETEM SULM,,,,,ASNJE FJALE VETEM AKSION,,,GJENDJA NUK MBAN ME,,,PO NA PELLCET SHPIRTI,,,,,KY KRIMINEL PRISH C'FARE I DO QEJFI,,,I JEP RROGA PA PUNUAR GAZETAREVE QE I SHERBEJNE.....mallkuar qofte kjo parti e ndyre,,,qe na caktoi nje psikopat per kryeminister….,,,////
Përgjigjumbasi te keni sulmuar te uroj ne ate sulm te paret qe do behen heronj te fashismit te jete fisi jot.te ka pellcitur shpirti se nuk po beni dot rremuja??pellcit dhe beja bam aty ku je,,na thote luli qe rama dhe veliaj mbas hekurave.nuk jam kundra.por fare nese kane shkelur ligjin,por nuk e pranoj dot more moter q qe te ven mbas hekurave para teje,,,se do ishte ne kundershtim me llogjiken time si demokrat,kur te denohesh ti more lulka qe na ngele gedhe nje jete te tere ,duke filluar qe kur ishe kryetar bashkie,minister i brendshem,,per kethyes i serbeve,per vjedhje e rruges se kombit,ateher dhe ne do ngelemi te kenaqur te vine dhe ata mbas teje pa asnje kundershtim..te q te 14 qe nuk ke len me trashanuk dhe analfbet pa mbledhur me vete.kurse per ty fusha nga mali ne demokraci o gje e trash behet cfare thot shumica dhe jo pakica fashiste,po nga ta mesosh ti cdo te thote demokraci nga shqupoi qe ishte shtetrore dhe u be private??ku ishe ti ne 13 kur e ben private fashistat,apo nuk te intersonte ty kafshe kjo gje se ishte e shtetit kurse kasollja e teatrit do behet e re.e re e re o njerez te trash,,
Ok let's crate Kane we Lenin ski Sonja is he shut bluze me artistet shqiptqare we ride mgs let's vdiqen pa ndihmen e shtetit he be rushed she he metes
Përgjigjuo like nuk te lane ta ndertoje ti me leket e floririt dhe e quan antikushtetues?foton e ketij debili per cfare e nxjerr??nxirr ndonje foto nga amerika se cfare i ben policia ketyre gangove? ajo muni-ka sikur do ta mbronte me trupin e saj?apo u be pishman??kur thoni do ta rindertoni?cdo te thoni??prap nuk do behet i ri??apo doni ta beni ju qe te keni kontrolin ju??tu jepni nje cop te vogel atyre karagjozave te lagjes qe e mbajn veten per artista?kur thua mos u provokoni nga talebanet per ke e ke fjalen?/ata te tute te lesht e dhis nuk jane taleban??po sikur u betuhan vjet ne jale per te dhene jeten.kafsheri e gjalle
PërgjigjuZoti President kush jane talrbanet? Policia e shtetit apo talebanet e 21 Janarit qe sot po protestojne? Apo ajo talebanja yte qe godey me çizme .
PërgjigjuFoli she hajduti
Përgjigju