Protesta e banorëve të ‘5 Majit’, reagon sërish Rama: Nuk kemi nxjerrë asnjë jashtë nga banesa, do marrin shtëpi me vlerë më të madhe se ajo që kishin

Protesta e banorëve të ‘5 Majit’, reagon sërish Rama: Nuk kemi nxjerrë asnjë jashtë nga banesa, do marrin shtëpi me vlerë më të madhe se ajo që kishin

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve në lidhje me shembjen e disa banesave që preken tek zona e “5 Majit” në kryeqytet në kuadër të projektit të rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kreu i qeverisë siguron qytetarët se askush nuk do të mbetet jashtë dhe se kjo nuk bëhet për interes të ndonjë kompanie. Rama thekson se edhe ata që i kanë shtëpitë pa leje do të përfitojnë shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo që kanë pasur.

 “Nuk kemi nxjerre asnjë jashtë nga shtëpia për asnjë kompani të asnjë shokut tone, por po ndërtojmë një lagje te re ku edhe ata qe i kane shtëpitë pa leje e qe sigurisht do t'iu prishen, do te marrin shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo qe kanë! Prandaj turpi le t'u mbetet atyre qe bëjnë politike përçarëse edhe me çatitë e familjeve, ndërkohë që ne do të bëjmë për të gjitha ato familje te njëjtën gjë që bëmë me familjet e prekura nga tërmeti, pa dallim partie e krahine ”, është përgjigjur Kryeministri i vendit.

Gjithashtu një tjetër qytetar ka reaguar për çështjen e “5 Majit” duke pyetur: “Ndoshta duhet bere një pyetësor për Banoret e 5 Majit, Unazës se re dhe gjithë viktimave te Rilindjes&Co!! Pyetje :A ka vlerë Jeta dhe Prona në Shqipëri??”.

Rama shkruan se nuk ka nevojë për një pyetësor të tillë sepse të quash "viktima te Rilindjes" ata që marrin shtëpi me leje në një lagje të re, pasi u prishet banesa pa leje në një geto kaotike, duhet te jesh vetë viktime e një mllefi të pangushëllueshëm politik.

 “Nuk ka nevoje për pyetësor për atë teme, sepse të quash "viktima te Rilindjes" ata që marrin shtëpi me leje në një lagje të re, pasi u prishet banesa pa leje në një geto kaotike, duhet te jesh vetë viktime e një mllefi te pangushëllueshëm politik! Njësoj si ata qe u thoshin familjeve të prekura nga tërmeti që tërmetin e solli Rilindja dhe do vdisni nëpër çadra ”, shkruan Rama.

Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar